Aleanca ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci, koloneli Toci: Serbia gjithmonë gjen një armik

20 mars 2025 | 20:52

Çlirim Toci, kolonel forcave shqiptare, ka folur lidhur me reagimin e Beogradit zyrtar ndaj marrëveshjes ushtarake mes Kroacisë-Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye që Serbia të reagojë.

‘’Jam shumë i çuditur pse presidenti Vuçiq shqetësohet shumë për një marrëveshje që është nënshkruar ndërmjet Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë e që ka të bëjë me fushën e mbrojtjes, një marrëveshje që është e drejta e çdo shteti që ta nënshkruaj’’, ka thënë ai, për RTV Dukagjini.

“Është një marrëveshje transparente që nuk kërcënon asnjë vend në Ballkan duke përfshi edhe vet Serbinë” ka thënë ai.

Toci ka thënë se Serbia siç duket çdo herë do të gjejë një arsyetim, shkak ‘armik’ kështu ka thënë edhe ka thënë në Bruksel kryeministri Plenkoviq.

‘’Në këtë rast ka gjetur marrëveshjen në fushën e mbrojtës të të tirja vendeve për të justifikuar situatën jostabile e cila ndodhet në Beograd prej dy muajsh për arsye të protestave të shumta’’, është shprehur ai.

Ndryshe, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar të martën në Tiranë marrëveshje trilaterale në fushën e mbrojtjes.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në Shqipëri nga tre ministrat e mbrojtjes, Pirro Vengu, Ejup Maqedonci e Ivan Anushiq.

Menjëherë pas nënshkrimit ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë (MPJ) ka reaguar duke e konsideruar “provokim” marrëveshjen për aleancën ushtarake të nënshkruar sot në Tiranë nga ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
MPJ e Serbisë përmes një komunikate ka thënë se do t’i dërgojë një kërkesë urgjente Ministrive të Punëve të Jashtme të Kroacisë dhe Shqipërisë për sqarim të detajuar në lidhje me nënshkrimin e memorandumit trepalësh për bashkëpunimin me Kosovën në fushën e mbrojtjes.

Me këtë marrëveshje, sipas vlerësimit të Ministrisë në Beograd, të dy vendet (Shqipëria dhe Kroacia) “ndërmorën hapa që cenojnë stabilitetin rajonal”.
E, Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, i është përgjigjur reagimit të Ministrisë së Jashtme të Serbisë, e cila njoftoi se Serbia “nuk do ta pranojë në heshtje” nënshkrimin e deklaratës që forcon bashkëpunimin trepalësh në fushën e mbrojtjes ndërmjet Kroacisë, Kosovës dhe Shqipërisë.

“Ka kaluar koha kur Kroacia e pyeste Beogradin se çfarë do të bënte dhe si do të funksiononte. Ajo kohë është shumë prapa nesh dhe nuk do të ndodhë më kurrë. Kroacia është shtet i pavarur dhe sovran për 35 vjet, pasi ka kaluar pesë vjet agresion nga pikërisht ajo politikë e Beogradit që komunikon atë që komunikon”, tha ministri kroat, raporton Dnevnik.hr, përcjell Telegrafi.

Kroacia, sipas tij, do të nënshkruajë memorandume me partnerët dhe aleatët e saj.

“Shqipëria është aleati ynë në NATO, kurse Kosova është vendi ynë mik të cilën ne e kemi njohur. Disa vende të tjera do t’i bashkohen memorandumit tonë. Asnjë letër në atë dokument nuk përmend Serbinë, ndonjë agresion apo ndonjë aktivitet që do të rrezikojë këdo, përfshirë Serbinë”, pohoi Anushiq.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka dënuar ashpër deklaratën e fundit të Serbisë lidhur me memorandumin trepalësh të nënshkruar mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë.

Sipas MPJD-së, kjo deklaratë është jo vetëm agresive dhe kërcënuese, por gjithashtu shkelje e hapur e Marrëveshjeve të Brukselit.

Serbia, ndonëse ka pretenduar se i pranon këto marrëveshje, ka refuzuar të nënshkruajë ato, duke dëshmuar edhe një herë mungesën e vullnetit për të angazhuar në dialog.

Më tej, theksohet se përpjekja e Serbisë për t’u paraqitur si “garantuese e paqes në Ballkan” është absurde, duke marrë parasysh historikun e saj të destabilizimit të rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në stadiumin “Ilaz Kodra” në Skenderaj sot ka qenë dita…