Aleancë me këdo pas zgjedhjeve, me Vetëvendosjen jo
24 janar 2025
| 08:01
“Lidhja Demokratike e Kosovës do të bëjë aleancë me këdo pas zgjedhjeve, përveç Vetëvendosjes”.
Kështu shprehet nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.
Sipas analizës së tij, pas zgjedhjeve do dalin shumë çudira dhe emra që kanë dëmtuar demokracinë dhe Republikën e Kosovës, por LDK për momentin ka vendosur të mos marrë pjesë në “fushatën e pështymës”, siç e quan ai mënyrën si po e bën këtë fushatë Albin Kurti.
Sipas Hazirit, qeveria ka hyrë në terr dhe ekskursion politik dhe se njerëzit më shumë duan të dëgjojnë për ekonomi sesa për politikë dhe se aq më pak janë të lodhur me temën e dialogut me Serbinë. Kjo temë, sipas tij, merr fund me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. /A2CNN