
Aleksandër Jabllanoviq shqyrton tërheqjen nga gara për zgjedhjet në veri
20 prill 2023
| 17:53
Kryetari i Partisë së Serbëve të Kosovës Aleksandër Jabllanoviq është duke shqyrtuar largimin nga gara për kryetar të Leposaviqit.
Këtë e ka konfirmuar vet ai, në një deklaratë për Dukagjinin.
“Ne jemi duke punuar që të marrin një vendim përfundimtar nëse do vazhdojnë apo jo në garën për të parin e Leposaviqit”, ka thënë Jabllonoviq.
Por, ai nuk është përgjigjur nëse ky diskutim për tërheqje nga zgjedhjet vjen nga ndonjë presion nga Beograd por as edhe për ndonjë arsye tjetër që i ka çuar ta diskutojnë tërheqjen nga gara, dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës.