Aleksander Vulin e bën fajtor Kadri Veselin për protestat në Drenicë

09 shtator 2018 | 09:57

Ministri serb i mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka fajësuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, për protestat në Drenicë kundër Vuçiqit.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia po pret reagim nga KFOR-i për situatën e krijuar.

“Presidenti ynë nuk do të jetë vetëm dhe nuk do të jetë i pambrojtur. 

Aktualisht, kanë filluar disa bllokada, burra të armatosur, por po presim reagimin e KFOR-it. Pas gjithë kësaj qëndron Kadri Veseli, ai është përgjegjës për çdo gjë që do të ndodhë”, ka thënë Vulini për ‘Tanjug’.

Ndryshe pas protestave, Qeveria e Kosovës ia anuloi lejen Vuçiqit për ta vizituar zonën e Drenicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeminsitri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se…