ALESSANDRA CHIURCO
Alessandra Chiurco e përkufizon veten si artizane të muzikës dhe të fjalëve. Është këngëtare dhe kompozitore, mësuese e muzikës dhe e pianos. Pas 27 shpërnguljeve të bëra brenda 33 vjetëve, tani jeton dhe punon në Trieste.
FLOKËT E POETEVE
Flokët e poeteve
mbledhin në solidaritet
rrënjët e tërthorshme të mendimit
në drejtime të papritura
mbi qafën e pambrojtur
në mes
gjithmonë hapur si libër
kaçurrelat e pakorruptueshme
në mes të lidhshmërisë të mbytura në luftime
të bardha, të shkurtra, të trazuara nga të reshurat e kujtesës
të gjata e pa fre,
të disiplinuara me të drejtat e kapëseve
tufa të pabindura
hi i përhapur me urtësi
nga kyçet në kyçe
flokët e pezullta bëjnë shëtitje vetmitare
në hapësirë
thyejnë frontin me ngjyra të ndezura
ndërsa çrregullojnë dukshmërinë
AIRI I WEB-it
Me ia kthyer vetminë botës
boshe e të padiferencuar
njerëzit e mbetur
që kënaqin etjen e dukjes
që u mungon zgjedhja
të largët në flagrancë
në ndërhyrje të vazhdueshme
që kërkon konfirmimin
e një duartrokitje të paqartë
në mungesë të gishtit tregues.
Jepini vetes të paktën vetëm një çlirim
kërceni nga koha
planifikojeni fundin e botës
gara fillon në qiell
por jo kokulur me pastaj të jepet llogaria
hapuni për së gjeri e gjati se kështu ua paguani
krahët fatit
Filloni nga qielli
është e mrekullueshme ndjenja me qenë kudo
e askund
me u zhduk e me rilindë përsëri
përjetësinë dhe asgjënë e kemi përbrenda
e në çdo rrahje qerpiku
baraspesha qëndron duke shikuar miopikun
mendoni përtej syve
Ëndërroni si astigmatik
(Përktheu nga italishtja, për revistën “Akademia”, Leonora Buçinca)