Aletico nxjerr në shitje tre lojtarë
15 korrik 2019
| 12:37
Atletico e Madridit ka një plan të qartë këtë verë dhe e ka nisur duke bërë gjysmë e punës. Skuadra madrilene ka bërë disa spastrime dhe ka rigjeneruar grupin duke sjellë lojtarë të rinj.
Por, spastrimet nuk mbarojnë me kaq, pasi klubi ka nxjerrë në merkato dhe tre lojtarë të tjerë. Siç raporton “Marca”, Diego Costa, Corea dhe Nikola Kaliniq janë në shitje dhe në momentin që vjen një ofertë e majme, lojtarët do të largohen.
Për Diego Costën ka interes nga Anglia, pasi Everton dhe West Hemi e kërkojnë. Ndërsa për Kaliniq dhe për Corean deri tani nuk ka një interes konkret. Paratë që do të merren nga shitja e këtyre lojtarëve, do të përdoren për të blerë James Rodrigez nga Reali.