Alex: “Jennifer Lopez s’ishte gjë në shtrat, i dukej si Mbretëresha e Akullit dhe i vjen keq për mashkullin që ajo po del”
02 gusht 2021
| 14:42
Alex Rodriguez duket se ende nuk e ka kaluar dot ndarjen nga Jennifer Lopez. Sidomos tani që e sheh të lumtur me Ben Affleck, mediat e huaja raportojnë se ai nuk po flet mirë për të.
Sipas “National Enquirer”, Rodriguez po u thotë miqve të tij se këngëtarja nuk është gjë në shtrat. Burime tregojnë se Alex dhe Jennifer e kishin humbur shkëndijën e tyre dhe rrallë kanë kaluar momente intime përpara se të vendoseshin të ndaheshin.
Madje burimet tregojnë se çifti hiqej si i dashuruar para kamerave, së në shtëpi flinin në dhoma të ndara.
“Rodriguez thotë se Jenn i dukej si Mbretëresha e Akullit dhe i vjen keq për mashkullin që ajo po del”-vazhdoi burimi duke shtuar se ata kishin humbur dhe besimin tek njëri-tjetri.