Alex Meret i ofrohet Interit me parametra zero

01 dhjetor 2023 | 17:30

Inter vazhdon të jetë shumë aktiv në merkaton e lojtarëve me parametra zero.

Siç raporton “Sportmediaset”, Alex Meret u është ofruar zikaltërve për verën e ardhshme. Në fakt, kontrata e portierit skadon në vitin 2024 me Napolin dhe mund të jetë një alternativë luksoze për Yann Sommer, portierin titullar të Interit.

Megjithatë, Inter ka vënë në pikëpamje disa emra portierësh për sezonin e ardhshëm, Illan Meslier nga Leeds dhe Bento i Athletico Paranaense. Nuk përjashtohet edhe mundësia e një rikthimi të mundshëm të Andre Onana, pasi sezoni i tij i parë me Manchester United ka qenë tepër i vështirë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me lot e dhimbje të madhe i është dhënë sot…