Alex Rodriguez sërish beqar, ndahet nga Kathryne Padgett

06 shtator 2022 | 15:05

Ish-lojtari i Yankees është ndarë me Kathryne “Kat” Padgett kanë thënë burimet e afërta me çiftin.

Një burim kanë thënë se dyshja kanë mbetur miq, përkundër ndarjes, shkruan PageSix.

“Ata janë miq të mirë – ata janë vetëm, secili beqar. Ata u ndanë, por janë shumë të ngushtë. Gjithçka është mirë mes tyre”, tha burimi.

“Alex po argëtohet dhe po shoqërohet me familjen e tij”, ka thënë burimi.

Ai u pa në një lojë futbolli të Universitetit të Miami të shtunën me një nga vajzat e tij.

Një burim tha se Padgett ka munguar në mënyrë të dukshme në angazhimet e Aelx kohët e fundit, me një burim që tha, “Ata u ndanë, por mbeten miq të mirë. Ai është i përqendruar në familjen dhe bizneset e tij”.

Rodriguez, 47 vjeç, dhe Padgett, 25 vjeçe, u panë për herë të parë së bashku në janar në një lojë futbolli të Green Bay Packers dhe u panë së bashku duke parë Minnesota Timberëolves, skuadrën e NBA që A-Rod është bashkëpronar.

Kohët e fundit, ish-cifti ishin parë duke shijuar pushimet në një jaht në Itali në qershor. Ata gjithashtu pushuan në Ibiza të Spanjë, me miqtë e Rodriguez, Eric Decker dhe Jessie James Decker.

Por burimet kanë thënë gjithmonë se marrëdhënia mes A-Rod dhe Padgett nuk ishte serioze.

“Kathryne është një vajzë e shkëlqyer, por ato nuk janë serioze. Ata thjesht po takohen. Ata po argëtohen, kaq”, kishte deklaurar një burim atë kohë.

Padgett ishte gruaja e parë me të cilën Rodriguez u takua publikisht pas ndarjes së tij në 2021 me ish e fejuarën Jennifer Lopez – e cila më pas u martua me ish të fejuarin e saj, Ben Affleck.

Rodriguez, i cili është gjithashtu transmetues për “Sunday Night Baseball” të ESPN dhe për FOX Sports, ishte në ndeshjen e Miami për të parë ekipin e tij të fitonte në hapjen e sezonit.

Ai është anëtar i bordit të mirëbesimit të shkollës dhe gjithashtu krijoi një fond të bursave vjetore me të njëjtin emër, i cili deri më tani u është dhënë 40 nxënësve dhe synon të vendosë 100 të tjerë në shkollë.

Një oborr në shkollën e biznesit të Miamit është emëruar gjithashtu pas tij dhe ai ndihmoi në rinovimin e stadiumit të bejsbollit të universitetit.

Vetë Rodriguez dikur pranoi një bursë futbolli nga Universiteti i Miamit – por ai kurrë nuk ndoqi shkollën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh. SHALA - BAJGORA Ideologët sllavokomunistë, përcaktues të ADN-së…