Alexander-Arnold dhe Joshua investojnë në ekipin e Formula 1

18 tetor 2023 | 11:52

Lojtari i golfit, Rory McIlroy dhe boksieri Anthony Joshua janë ndër yjet e sportit që i bashkohen një grupi që ka investuar në ekipin Alpine të Formula 1.

Futbollisti i Liverpool dhe Anglisë, Trent Alexander-Arnold dhe ylli i NFL, Patrick Mahomes, janë bashkuar gjithashtu me Otro Capital, i cili zotëron 24 për qind të Alpine.

Otro ka investuar në ekip në qershor, së bashku me RedBird Capital dhe aktorët Ryan Reynolds dhe Rob McElhenney.

Blerja e 24 për qind  të aksioneve nga ana e tyre vlerësoi ekipin në pronësi të Renault në rreth 706 milion funte, shkruan “Sky Sports”.

Shpresa është se përfshirja e emrave të njohur do të rrisë ndërgjegjësimin për Alpine në të gjithë sportin global dhe do të rrisë bazën e fansave të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jude Bellingham duket se nuk e mendon një kalim në…