Alexander-Arnold në verë pritet t’i bashkohet Realit

25 mars 2025 | 13:14

Duket se historia mes Trent Alexander-Arnold dhe Liverpoolit ka përfunduar, me yllin anglez që ka zgjedhur t’i japë fund aventurës së tij me “The Reds”. Në Angli e bëjnë të sigurt që 26-vjeçari ka pranuar ofertën e Real Madridit dhe në verë do të kalojë në “Santiago Bernabeu” si një lojtar i lirë.

“Los Blancos” e kanë ndjekur Alexander-Arnold prej një viti dhe tashmë duket se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Dhe Liverpooli duket se e ka humbur shpresën për të bindur mbrojtësin anglez që të firmosë, kështu që ka nisur nga puna për të bindur Salahun dhe Van Dijkun, që të paktën ata mos të largohen gjithashtu me parametra zero në verë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pa dyshim se renditja e pasaportave më të fuqishme në…