Alexander Van der Bellen, rizgjidhet edhe për një mandat

09 tetor 2022 | 23:20

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, ka siguruar një mandat të dytë gjashtëvjeçar, në zgjedhjet e sotme që u mbajtën atje.

Van der Bellen fitoi një shumicë të qartë votash, duke shmangur balotazhin, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Ish-udhëheqësi 78-vjeçar i të Gjelbërve, ka fituar popullaritet të gjerë duke projektuar qetësi gjatë kohërave të krizës kombëtare, përfshirë edhe rënien e Qeverisë më 2019 dhe dorëheqjen e kancelarit Sebastian Kurz një vit më parë, mbi akuzat për korrupsion që Kurz ende i mohon.

Presidenti austriak kryen një rol kryesisht ceremonial, por gjithashtu ka fuqi gjithëpërfshirëse që nënkupton mbikëqyrjen e periudhave të tranzicionit dhe turbulencave.

Presidenti në Austri është Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe ka legjitimitet të shkarkojë të gjithë qeverinë dhe kancelarin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valdrin Dërvodelli është shpallur si një nga policët më të…