Alexander Zverev dhe Iga Swiatek triumfojnë në turneun Masters në Romë
Ka përfunduar në Romë turneu Masters, eventi i fundit i madh që i paraprin grand slamit të Roland Garros, që nis pas një jave në Paris. Për femra ky turne u fitua nga tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë.
Në finale ajo mundi 2-0 (6-2, 6-3) numrin 2 në botë, bjellorusen Aryna Sabalenka, në një duel pa shumë histori. Për polaken ky është triumfi i tretë në Romë pas atyre në vitet 2021 e 2022, titulli nr. 21 në karrierë. Swiatek e ka mundur 8 herë në 11 përballje Sabalenka, duke konfirmuar se është më superior. Jo vetëm kaq, por polakja i ka fituar tetë finalet e fundit ku ka luajtur, duke qenë pretendentja kryesore për Roland Garros.
Për meshkuj, tenisti gjerman Alexander Zverev mundi 2-0 në finale kilianin Nicolas Jerry (6-4, 7-5). Ky është suksesi i dytë për Zverevin, aktualisht numri 4 në botë, në këtë turne të fushave me dhe pas atij në vitin 2017.