Alexis Tolefree i bashkohet Kosovës më 24 qershor
Basketbollistja amerikane Alexis Tolefree e natyralizuar në kosovare nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), do të bashkohet me Përfaqësuesen A të Kosovës më 24 qershor.
Tolefree do ti ndihmoj Kosovës në paraqitjen e parë zyrtare në gara të FIBA-s, më saktësisht në FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla në Nicosia të Qipros prej 20 deri më 25 korrik 2021. Tolefree në edicionin e fundit ka luajtur për KBF Prishtina, të cilën skuadër e ndihmoi ta fitonte Kupën e Kosovës, kur edhe i takoi epiteti i finales së MVP të Kupës.
Ajo në vazhdim të edicionit përjetoi një lëndim jo të lehtë, i cili edhe e pengoi të dëshmoj gjithë potencialin e saj. Tolefree tek Prishtina ka kaluar nga kolegji NCAA “Arkansas Razorbacks” dhe luan në pozitën e fundores.
Ndërsa Astera Tuhina i bashkohet Përfaqësueses A më 1 korrik. Njëra nga basketbollistet më të talentuara në vendin tonë, 16-vjeçarja Astera Tuhina, e cila tash e disa vite luan në Spanjë tek Club Deportivo Promete, më 1 korrik do të bashkohet me Përfaqësuesen A. Astera Tuhina pritet të jetë ndër basketbollistet bartëse të Kosova A në debutimin e skuadrës seniore në gara zyrtare të FIBA-s.