‘Alfa-I’, fituese e turnirit tradicional ‘Demush Mavraj’
Ekipi “Alfa-I” është fitues i edicionit të 25-të në turniri tradicional në futboll të vogël “Demush Mavraj”.
Turniri që organizohet në nderim të dëshmorit të kombit dhe arsimtarit të Edukatës Fizike, Demush Mavraj, solli ndeshje mjaftë të forta dhe interesante. Ndërsa finalja është organizuar në vendlindjen e ish-ushtarit të UÇK-së, Saradran ku nuk mungojë edhe programi artistik, thjesht gjithçka ishte e përkryer ashtu siç ishte edhe vepra dhe kontributi i arsimtarit në edukimin e brezave të rinj dhe çlirimin e Kosovës.
Në finalen e madhe u përballen ekipi “Alfa I” dhe ekipi “F.C. Meriton Berisha”, ku fituese doli “Alfa I” me rezultat 3-1. Lojtari më i dalluar është shpallur Drilon Maxharraj, kurse portieri më i dalluar Meriton Berisha.
/Epoka e re/