Alfa Romeo rinovon kontratat me pilotët Raikkonen dhe Giovinazzi
Alfa Romeo është e kënaqur me pilotët e vet dhe ka lidhur kontrata me ta edhe për sezonin e ardhshëm.
Veterani finlandez Kimi Raikkonen dhe italiani Antonio Giovinazzi rinovuan kontratat respektive me skuadrën aktuale edhe për sezonin dhe do të jenë dyshja e pilotëve të Alfa Romeos edhe për sezonin e vitit 2021 të Formula 1.
Kimi Raikkonen, pasi nënshkroi kontratën deklaroi: “Alfa Romeo Racing ORLEN është më shumë se një ekip për mua, është si një familje e dytë. Shumë nga fytyrat që ishin rreth meje kur bëra debutimin tim në Formula 1 në vitin 2001 janë këtu. Atmosfera unike e kësaj skuadre më motivon që të vazhdoj në atë që do të jetë sezoni im i 19 në sport. Nuk do të isha këtu nëse nuk do të besoja në projektin e ekipit apo nëse nuk do të ndieja atë mund të arrijmë së bashku. Ky është një ekip që vlerëson punën dhe i përshtatet stilit tim”.