Alfa Romeo vjen me risi, rikthehet bujshëm ‘bisha’ e viteve ’60!
01 shtator 2023
| 21:05
Alfa Romeo, që nga themelimi i saj, ka qenë gjithmonë shumë e lidhur me sportivitetin dhe garat. Prandaj nuk është për t’u habitur që marka italiane është kthyer me një makinë supersportive, duke u frymëzuar nga historia e saj. Bëhet fjalë për Alfa Romeo 33 Stradale, që është praktikisht versioni modern i Alfa Romeo 33, një makinë e viteve ’60.
“Me makinën e re 33 Stradale donim që të krijonim diçka në lartësinë e të kaluarës sonë, që t’i shërbente markës dhe të bënte krenar fansat tanë”,-tha Jean-Philippe Imparato, CEO i Alfa Romeo. Kjo makinë është prodhuar në vetëm 33 njësi dhe të gjitha janë shitur për një çmim mbi 1 milion euro. Shpejtësia maksimale është mbi 333 km/h dhe nga 0 në 100 km/h arrin për më pak se 3 sekonda.