Ali Ahmeti: Baca Hilmi do të jetë në kujtesën e historisë sonë
18 qershor 2018
| 13:58
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në ceremoninë mortore për vdekjen e Hilmi Haradinaj, ka thënë se baca Hilmi do të jetë gjithmonë në kujtesën e historisë së popullit shqiptar.
Po ashtu, Ahmeti ka thënë se baca Hilmi do të mbetet në kujtesën e çdo ushtari të lirisë.
Ai ka thënë se baca Hilmi ka qenë njëri fjalë pak, punëtor i palodhshëm dhe atdhetar.
“Lavdi për jetë te jetëve, Hilmi Haradinajt”, ka thënë Ahmeti.
/Epoka e re/