ALI AHMETI DHE BDI-ja TË PAMPOSHTUR
Fitorja e shumicës e BDI-së dhe Ali Ahmetit në zgjedhjet shtetërore dhe lokale të vitit 2017 ndër shqiptarët në Maqedoni, është jo vetëm demokratike, por është fitore e madhe euroatlantike për popullin shqiptar!
Zgjedhjet parlamentare e lokale në Maqedoni, vijnë e do vijnë, e do të zhvillohen sipas kalendarit normal dhe atyre të jashtëzakonshme, sikur edhe në vendet tjera të rajonit dhe kontinenteve tjera!
Por në Maqedoni pas vitit 2001, kurdoherë fitimtari i shumicës në zgjedhjet shqiptare është i njëjtë, me disa ndryshime të vogla e të rëndësishme gjithnjë!
Në të gjitha situatat e në të gjitha rrethanat, pjesëmarrëse e zgjedhjeve që pas përfundimit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK, është partia politike Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), e themeluar dhe e udhëhequr nga emri i madh e biri i lavdishëm i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Ndryshimet e mëdha dhe radikale pozitive në Maqedoni, pas përfundimit të luftës së vitit 2001, janë epoka e re dhe më e madhja që transformimet janë pozitive, janë historike, janë kombëtare e me frymë euroatlantike!
Të arriturat janë epokale, janë realizim i ëndrrave të të parëve tanë, të gjyshërve e stërgjyshërve tanë, të Heronjve e Dëshmorëve të Atdheut!
Flamuri kombëtar shqiptar legal në Maqedoni!
Universitete shtetërore shqiptare në Tetovë,Shkup e në qytete tjera shqiptare në Maqedoni!
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë – shqiptar!
Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni!
Të arritura tjera të pafund në të gjitha sferat, të cilat ndonëse janë të mëdha në raport me të kaluarën e hidhur, janë zhvillime historike, sepse perspektiva është e sigurt, ngase në ballë të këtyre proceseve është Ali Ahmeti dhe BDI-ja, që nuk lodhen, nuk dorëzohen e nuk ndalen!
Populli shqiptar në Maqedoni pas epokës së UÇK-së, duke qenë pjesëmarrës aktiv dhe vendimmarrës në këtë ish-republikë jugosllave, e ka shndërruar Maqedoninë, në një vend stabil dhe të rëndësishëm të qetësisë në rajon dhe më gjerë, dhe me perspektivë të qartë e të ndritshme!
Përpos mekanizmave të tjerë shtetërorë e personaliteteve maqedone, nën drejtimin dhe udhëheqjen edhe te Ali Ahmetit e të BDI-së, Maqedonia për herë të parë në historinë e saj, është bërë faktorë i madh stabiliteti ne rajon!
SHBA, BE dhe NATO, në këtë vend, pra te Maqedonia, kanë gjetur aleatin e tyre të sigurt, tek i cili llogaritet gjithmonë, sepse aty në vendimmarrje përpos maqedoneve, janë edhe shqiptarët, të përfaqësuar nga udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, i cili për asnjë çmim nuk shkelë mbi interesat kombëtare shqiptare dhe shtetërore maqedone, interesa këto që shkojnë në progres te sinkronizuar gjithandej me shtetet fqinje, me aleatët euroatlantik dhe më gjerë!
BDI-ja e drejtuar me largpamësi nga kryetari i saj e udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, është bërë forca e parë dhe më e madhja politike shqiptare në Maqedoni, që mbi shpatullat e saja ka marrë përgjegjësi e obligime të mëdha kombëtare e ndërkombëtare, politike e shtetërore, në realizimin e të cilave, është shndërruar në uragan të madh progresiv, që me gjithë pengesat e vazhdueshme që ia nxjerrin kundërshtarët e kauzës kombëtare dhe disa partiçka të vockla shqiptare e disa politikan me ambicie të sëmura e karrieriste, populli shqiptar vazhdon të përmirësojë me shpejtësi të ngadalshme por të sigurt pozitën dhe jetën e vet në të gjitha sferat dhe në të gjitha drejtimet!
Populli shqiptar në Maqedoni duke votuar me shumicë për partinë politike BDI-në, në këtë parti ku janë të koncentruara aq shumë figura e personalitete të mëdha politike e kombëtare, liridashëse e ushtarake, po voton në shumë drejtime për të mirën dhe të ardhmen e tij!
Populli shqiptar në Maqedoni, po voton BDI-në dhe po manifeston pakënaqësinë e tij të madhe dhe të thellë që e kishte për pozitën e tij të mjerë dhe të rënduar gjatë sundimit gjysmë shekullor të Maqedonisë jugosllave!
Populli shqiptar në Maqedoni, po voton BDI-në dhe po dëshmon se din të vlerësoje mekanizmin politik që ka origjinën e saj nga e kaluara politiko-patriotike dhe drejtpërdrejt nga lufta e armatosur çlirimtare e popullit shqiptar, për të drejta e barazi të plotë qytetare e njerëzore, nacionale e kombëtare.
Populli shqiptar në Maqedoni, po voton BDI-në, sepse orientimi politik e programor i kësaj partie është euroatlantik dhe me karakter të thellë integrues, në popull e në shtet, në komb e në planet.
Populli shqiptar në Maqedoni, e ka votuar qysh në lindjen e sajë BDI-në dhe do ta dërgojë votën e tij të kjo parti, gjithmonë derisa kjo të mbrojë e të përfaqësojë interesat e popullit shqiptar, derisa kjo parti të mbrojë e të përfaqësoje qytetërimin njerëzor, derisa kjo parti të jetë aleate e partive progresive euroatlantike!
Këto vlera të BDI-së do të jenë për sa kohë derisa në ballë e në udhëheqje të sajë të jetë udhëheqësi i popullit shqiptar, lavdimadhi Ali Ahmeti!