ALI AHMETI DHE MARRVESHJET E OHRIT, RAMBUJESË, KONÇULIT DHE DEJTONIT
Ismet Sylejmani
Marrëveshja e Ohrit është njëra ndër katër marrëveshjet e mëdha paqësore, për përfundime luftërash, nga gjashtë luftëra me gjakëderdhje të mëdha, gjithësej sa janë zhvilluar në truallin e larë me gjak të ish-Jugosllavisë!
Marrëveshja e Dejtonit, Marrëveshja e Rambujesë, Marrveshja e Konçulit dhe Marrëveshja e Ohrit, janë katër marrëveshjet e mirënjohura, fati i të cilave është ndryshe e ndryshe, nga njëra me tjetrën, në kohë e hapsirë!
Marrëveshjet paqësore që u arritën, me ndërmjetësim ndërkombëtar, në debaklin total të ish-Jugosllavisë, të kësaj krijese artificiale e cila doli se ishte eksperiment i rrezikshëm dhe shkatërrues për njerëzimin, nuk arritën, me përjshtim të asaj të Ohrit, të ishin të tilla që të ndalnin luftën, të menjanonin gjakderdhjen e gjenocidin dhe të evitonin tragjedi, njerëzore, kombëtare e botërore!
Koha e dëshmoi, se ish-Jugosllavia, ajo krijesë artificiale, ishte e destinuar të prodhonte vetem luftëra, vetëm gjakderdhje , vetëm gjenocid e vetëm terror permanent mbi popujt e saj e veçanërisht mbi popullin shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja!
1. Marrëveshja e Dejtonit u arrit por dështoi, sepse Bosnjë e Hercegovina përjetoi masakrat dhe gjenicidin në shkallë botërore, mjafton të permendet Srebrenica!
2. Marrëveshja e Rambujesë u arrit, ajo nuk dështoi, por u mbulua me gjak, me gjenocid, me deportim masiv e zhvendosje njerëzore, me dhunë e me terror mbi popullin shqiptar të Kosovës!
3. Marrveshja e Konçulit, edhe pse u nënshkrua, ajo nuk u zbatua, dhe për pasojë gjendja e popullit shqiptar në Luginë të Preshevës, nuk ndryshoi shumë, ndonëse pati shumë pengesa dhe mos zbatim të saj nga ana e Serbisë!
4. Marrëveshja e Ohrit, edhe u arrit edhe u rrespektua, më shumë nga të gjitha të mëparshmet, sepse në themelet e saj sikur te asnjë tjetër, ishte kontributi kolosal i përsonalitetit të madh e te shquar kombëtar Ali Anmetit!
Arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, dhe zbatimin e saj me sukses, përpos SHBA-së, BE-së dhe NATO-s, e bëri të mundur lufta heroike dhe titanike fitimtare e UÇK-së, e drejtuar, e udhëhequr dhe e komanduar me largëpamësi nga themeluesi i saj dhe nga Kryekomandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Udhëheqësi i popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti!
Rroli i gjeniut politiko-ushtarak kombëtar, Kryekomandant Ali Ahmetit, në arritjen dhe zbatimin e platformës politiko-kombëtare, në akord të plotë me atë euroatlantike, ishte më i madh se i çdo personaliteti aktor e faktor, të marrëveshjeve të Dejtonit, Rambujesë dhe Konçulit, prandaj Marrveshja e Ohrit, ku Ai ishte kryeprotagonist, ishte dhe mbetet më e mira, më pranuara dhe më e zbatuara!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 12 Gusht 2024!