ALI AHMETI DHE SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS

22 gusht 2020 | 17:41

Ismet Sylejmani

Populli shqiptar dhe historia e tij e luftërave për liri dhe pavarësi, në katalogun e tij kalendarik, ka shumë pak udhëheqës të cilët hynë në rreshtin e parë dhe mbetën në ballin e listës, në krye të kolonës së artë!

Nga lartësia e së cilës jo vetëm nuk u hoqën kurrë, por përfunduan modele e u benë epoka në vete dhe kopje besnike, në të cilat u frymëzuan dhe morrën energji qindra dhe mijëra shqiptar të rinjë të cilët pa as më të voglin dyshim, do të bëhen udhëheqësit e rinj!

Shqiptari Ali Ahmeti, është njëri nga ata bijë, që si titan legjendash është bërë pjesë e garës, aty ku lufta dhe betejat e mëdha, heroizmi në drejtim kombëtar, luftarak çlirimtar dhe politik progresiv, e bëjnë konkurent real për të qenë i parë në kolonën e artë, në atë vijë heroike e cila të rëndit në anën e Udhëheqësit të popullit shqiptar, e te i cili sheh dhe ushqehet e ardhmja e Kombit, te i cili Atdheu e ka djalin dhe e ka birin besnik, te i cili politika e ka modelin e gatshëm dhe gjithnjë e më të perkryer në drejtimet finale, te i cili diplomacia e ka burrin e urtë dhe largpamës, të qetë e me dinjitet, që e hedh hapin e sigurtë drejt lidhjes se aleancave të reja pozitive e jetike shekullore për vendin e të parëve të tij, në atë vend ku gjaku për liri është derdhur rrëke!

Shqiptari Ali Ahmeti, Kombit tonë i ka hyrë në zemër e në shpirtë, dhe kjo përmes rrugës së tij të gjatë maratonike mbi 40 vjeçare të aktivitetit të dendur politiko-patriotik ilegal popullor atdhetar, ushtarako-çlrimtar dhe aty është futur, do të qëndrojë i barikaduar dhe do të mbetet përgjithmonë, si njëri prej lindjeve dhe rritjeve më të mëdha të Nanave tona, kjo sepse është bërë dalëzotësi besnik i intersave madhore dhe më vitale të Kombit tonë, nga më të vjetrit e nga më të lashtit në Ballkan, Europë dhe botë!

Shqiptari Ali Ahmeti është i pari dhe i fundit deri tash në historinë e Atdheut tonë, që vargun e sukseseve të Tij, e vazhdon me ritëm e tempo të njëjtë dhe ka vetëm ngjitje, këtë e vërtetoi edhe fitorja e Tij dhe e partisë BDI më 15 Korrik 2020 dhe rizgjedhja e Komandantit të njohur të UÇK-së Talat Xhaferi, Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë!

Suksest e këtij politikani, të dashur,popullor e atdhetar, po shkojnë duke u shtuar, treguesi i diagramit në valvula shënon rritje e ngritje, hope të mëdha kualitative e kuantitative, të cilat po u tentuan të mbahen e të mbërthehen si zingjirin nga të dyja anët, ska politikan që i përballon e i pushton ato, sepse brenda tyre ka histori legjendare që përmbledhin ngjarje të cilat tronditën ish-jugosllavinë dhe çliruan shqiptarët nga të kqijat, nga okupimet dhe nga roberia e prapambetjet e mëdha shekullore!

Shqiptari Ali Ahmeti është i fundit nga gjenerata e re shqiptare, që është figura me e spikatur dhe që për busull të tij të aktiviteteve kombëtare kishte dhe ka dashurinë historike ndaj Nënës Shqipëri, ndaj Atdheut e ndaj Kombit shqiptar, por busull politike progresive, e ka dëshmuar se e ka besnikërinë e hekurt dhe te çelikt të tij, te kursi përparimtar politiko-diplomatik të politikanit të ri e modern shqiptar, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm i ka në plan të parë, por i ka dhe i mbanë të pazëvendësueshme, sepse SHBA është jo vetem garantuesja dhe zbatuesja e çdo proçesi dhe reforme progresive pozitive njerëzore e kombëtare shqiptare, por është edhe besnikja e përfaqësimeve të idealeve të mëdha, e cila po të përkrahu, jo vetëm të nxjerr në krye të radhës dhe të bën fitimtarë e të radhit në mesin e atyre me nivel e kredibilitet të lartë, por edhe të bën të mos harrohesh kurrë në jetë të jetëve, kjo është dëshmi se ke qëndruar vertikalisht në funksion të interesave më vitale të vendit tënd, për të cilin edhe 100 jetë po ti kesh do ti japësh!

Ashtu sikur e kemi thënë edhe herën e kaluar në një shkrim të ngjashëm, shqiptari besnik e largpamës, e i urtë e trim Ali Ahmeti, në intervistën e datës 17 Qershor 2020, në Klan Kosova te gazetari i shqura Adriatik Kelmendi, u bë i pari politikan shqiptar që e tha, pa ekuivike, e tha shkoqur dhe i vuri pikë të madhe, se me atë të cilin është Amerika, ai patjeter se do të jetë në anën e fitimtarit, ai patjeter se do të rrojë e do të përparojë, ai patjetër se do të ecë përpara e do të zhvillohet në përmasa të mëdha!

Shqiptari Ali Ahmeti në intervistën e Tij, e vulosi përfundimisht filozofinë dhe praktikën tashmë të njohur, se këdo që e perkrahë dhe e mbështetë superfuqia gjigande e kontinenteve SHBA, ai jo vetëm është demokrat e njerëzorë, por ai është edhe me perspektivë te madhe dhe garanton se është ligjzbatues, sepse në brendinë dhe përmbajtjen e tij ka metodën dhe praktikën amerikane të ritmit të hapit të tij!

Pra shqiptari Ali Ahmeti në Rubikon të Klan Kosovës e ka thënë me zë të lartë dhe u bë i pari politikan shqiptar duke deklaruar, se kujt i del në mbrojtje Amerika, ai është edhe i pashkelshëm, ai edhe është edhe i pamposhtur, ai është edhe fitimtarë dhe bashkohet e ecë me progresivitet të plotë në hapin botërorë, të cilin e akordon me aleatët e sajë superfuqia e planetare SHBA!

Shqiptari Ali Ahmeti idenë e Tij të madhe për Kryeministrin e parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut e bëri realitet me marrveshje partnerësh koalicioni, pra në 100 ditët e fundit, do të udhëheqë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Kryministri shqiptar!

Këto fitore dhe të arritura të mëdha nuk bëhen pa perkrahjen dhe mbeshtetjen e SHBA-së!

Prishtinë, 22 Gusht 2020!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derisa institucionet kompetente të Kosovës janë duke vendosur për kthimin…