ALI AHMETI DUHET TË SHPALLET QYTETAR NDERI EDHE I KRYEQYTETEVE, QYTETEVE DHE KRAHINAVE TË TJERA SHQIPTARE

06 dhjetor 2023 | 12:29

Ismet Sylejmani

Pritje madhështore, nderim i madh dhe respekt absolut i mikëpritësve të Bashkisë së Tropojës, në ceremoninë solemne të shpalljes Qytetar Nderi të Tropojës, të Liderit Kombëtar Ali Ahmeti!

Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, iu bë një nderim i pashembullt, i cili ngjante me pritjet e kryepersonaliteteve dhe festat e mëdha kombëtare, në atë krahinë lavdimadhe të Atdheut!

Qyteti legjendë i Bajram Currit, më 5 Dhjetor 2023, ishte kthyer në një vullkan, jehona e shpërthimit të të cilit, do të vijë duke ushtuar gjithënjë e më shumë!

Luftëtari i madh kombëtar Ali Ahmeti, meriton dhe duhet te jetë Qytetar Nderi i jo vetëm i Tropojës, por edhe i Tiranës, i Prishtinës e i Shkupit, i Krujës e i Permetit, i Drenasit e i Skenderajt, i Vlorës e i Korçës, i Gjilanit e i Mitrovicës, i Tetovës e i Gostivarit, i Shkodrës e i Dibrës dhe i shumë qyteteve të tjera të mëdha të cilat janë të lavdishme mbi dheun e tokës të gjeografisë së Atdheut tonë të dashur e të shtrenjtë!

ALI AHMETI DUHET TË SHPALLET QYTETAR NDERI EDHE I KRYEQYTETEVE, QYTETEVE DHE KRAHINAVE TË TJERA SHQIPTARE!

Prishtinë, 5 Dhjetor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare…