Ali Ahmeti e Talat Xhaferi në mbështetje të Shkëndijës
11 korrik 2018
| 00:13
Krahas kryeparalementarit të Maqedonisë Talat Xhaferi, për ta përcjellë Shkëndijën në Ligën e Kampionëve në stadiumin e Shkupit prezent ka qenë edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti. Ata shihen ulur në tribunat VIP, së bashku me pronarin e klubit tetovar Lazim Destanin.
Kuqezinjtë e kanë mposhtur ekipin uellsian The New Saints (TNS) me rezultat 5:0.
Besart Ibraimi ka qenë hero i tetovarëve me katër gola të shënuara, ndërsa një tjetër e ka shtuar Izair Emini, raporton Zëri.
Ndeshja është zhvilluar në orën 20:15 dhe Kuqezinjtë kanë luajtur me ekipin The New Saints nga Uellsi, në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.