ALI AHMETI E TRONDIT ZONËN E TRETË ZGJEDHORE DHE HRISTIJAN MICKOSKIN

23 prill 2024 | 16:33

Ismet Sylejmani

Në Maqedoninë e Veriut, në mes të kundërshtarëve politik dhe rivalitetit të tyre zgjedhor, u shfaqen gjera të ndryshme të cilat nxorrën në sipërfaqe fenomene e konceote gjatë procesit dhe debateve!

Për herë të parë në këto zgjedhje ndarja është e qartë, është në kampe politike, në blloqe dhe vende që kanë pozicion politik dhe koalicion zgjedhor, pothuajse fiks, ashtu sikur ka porositur dhe siç ka prognozuar para shumë viteve Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Populli shqiptar në Maqedoni të Veriut në zgjedhje përfaqësohet me dy koalicione, FRONTI PËR EUROPË dhe VLEN, ndërsa maqedonët me dy partitë tradicionale VMRO dhe LSDM!

Për herë të parë bolduzheri politik shqiptar Ali Ahmeti, në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, i ka kaluar kufinjtë tradicional zgjedhor!

Ka krijuar koalicion që historia politike e atij vendi, nuk e mban mend!

Në kuadër të Frontit për Europë, janë 9 subjekte politike shqiptare dhe jo shqiptare, të cilave u prinë Lideri e Rilindasi më i madh modern shqiptar Ali Ahmeti!

Është hera e parë që Ali Ahmeti i ka kaluar kufinjtë e zonave tradicionale zgjedhore!

Ju ka hyrë brenda kampit të tyre partive politike kundërshtare!

Dhe do të ju merr vota e do të fiton kandidat për parlament, dhe me këtë do të ua prishë përfundimisht imazhin se VMRO është e pathyeshme dhe e pamposhtur!

Prandaj lideri opozitar e drejtues i VMRO-së Hristijan Mickoski, gjëmon me thirrjet e tij, që BDI-së dhe Ali Ahmetit, të mos i jepet asnjë votë nga Zona 3, e cila përfshinë Velesin, Çashkën, Kratovën, Shtipin etj…

Rreth 300.000 votues i ka Zona 3!

Kryekomandanti i UÇK-së, figura më e shquar e luftës për liri në Kosovë, Maqedoni të Veriut e Luginë të Preshevës Ali Ahmeti, e bëri për pesë pare meqedonasin Mickovski, politikanin infantil dhe me dozë të theksuar antishqiptar, por edhe anti euroatlantik e prorus!

Zoti Mickoski duhet ta kuptojë, së kanë ndryshuar kohërat, UÇK e ka shpartalluar gardin antishqiptar projugosllav e proserb!
Shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë bërë zot të vetëvetës dhe mbrojtës e përfaqësues të denjë të Kupolës e të aparatit shtetëror!

Ska zonë, ska vend e hapsirë, ku nuk shkel këmba e shqiptarit, sikur nuk ka zonë ku nuk merr votë e ku nuk garon për të fituar kandidati shqiptar në Maqedoni të Veriut!

Prishtinë, 23 Prill 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve ka mbetur i vetmi kompeticion ku Harry…