ALI AHMETI FJALIM KOMBËTAR NË TROPOJË

08 dhjetor 2023 | 21:02
Tropoja heroike e legjendare, pas vitit 1985, vizitë më të madhe dhe më domëthënëse e më kombëtare, se sa vizita e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, nuk ka pasur!
Në shoqërim të Liderit të madh kombëtar Ali Ahmeti, në Qytetin heroik të Bajram Currit, ishte komplet pjesa shqiptare e Kabinetit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut!
Aty ishte Zëvendës Kryeministri i Parë i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Artan Grubi!
Aty ishte Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani!
Aty ishte Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi!
Aty ishte Ministri i Finanacave Fatmir Besimi!
Aty ishte Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri! Pastaj aty ishin Zv. Ministrat,
I Punëve të Brendshme Nazim Bushi!
I Transportit Bekim Rexhepi dhe
I Arsimit Agim Nuhiu!
Ary ishin deputetët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut të Bashkimit Demokratik për Integrim, Kryetari i Grupit Parlamentar Arbër Ademi dhe deputetet: Arbana Pasholli dhe Vjollca Ademi dhe Deputetët: Berat Ajdari, Bajram Kadria e Ismail Jahoski!
Kurrë në historinë e saj Tropoja e panënshtruar, në gjiun e saj nuk ka pasur aq shumë deputet të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut!
Kurrë në historinë e saj Tropoja e panënshtruar, në gjiun e saj nuk ka pasur aq shumë numër të madh të Kabinetit Qeveritar sikur ata që i numëruam më lartë Zv. Kryeministrin, Ministrat dhe Zv. Ministrat!
Pra opinioni kombëtar e ndërkombëtar, duhet ta dijë se në Qytetin Bajram Curri, nga Maqedonia e Veriut, të cilët morrën pjesë në ceremoninë solemne të Shpalljes Qytetar Nderi i Tropojës, të Rilindasit modern të Kombit tonë Ali Ahmeti, ishin:
6. Deputetë
1. Zv. Kryeministër,
4. Ministra,
3. Zv. Ministra dhe shumë figura e personalitete të shquara e me kontribute të mëdha në luftën për lirinë dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia pushtuese dhe për barazi e të drejta të barabarta të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Shpallja dhe Dekorimi Qytetar Nderi i Tropojës, të shqiptarit të madh, liridashës e çlirimtar Ali Ahmeti, ishte një eveniment i madh kombëtar, i cili do të mbahet mend përgjithmonë!
Prishtinë, 7 Dhjetor 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kam arritur të ikë nga ky vend”, qesh Nazmi Hanafiah…