ALI AHMETI – FJALIMI I FUNDVITIT 2024
Të dashur vëllezër e motra,
të dashur të anëtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim,
pjesëtarë të Frontit Europian që na keni nderuar me pjesëmarrjen tuaj këtu,
të dashur anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm,
të kryesisë, kryetarë të degëve, kryetarë të këshillave vendor, deputetë e funksionarë të BDI-së.
Sot po mbyllim një kapitull, një vit nga veprimtaria jonë e Bashkimit Demokratik për Integrim, me çka po bëjmë edhe një rikapitulim të ngjarjeve në përmbyllje të këtij fundviti.
Patëm zgjedhje të rregullta, të pranuara nga të gjithë, por me një epilog jo të këndshëm për shqiptarët si fitimtarë në këto zgjedhje, Fronti Europian.
Për Bashkimin Demokratik për Integrim jo njëherë e kam thënë, zgjidhjen që bëri Hrisitijan Mickoski nuk ishte e mirë sepse përbuzi vullnetin e shumicës së shqiptarëve dhe të komuniteteve tjera pjesëmarrëse në këtë Front.
Po për BDI-në është e shëndetshme, po jo edhe e shëndetshme për proceset dhe shqiptarët, sepse poshtërohet vullneti i një komuniteti që është 1/3 e popullatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Unë vërtetë në fushatë dy fjalë të vërteta ia çova Hristijanit, po se i mbet hatri vërtetë se kujtova.
Mirëpo i përsëris përsëri.
Marrëdhëniet ndëretnike janë çelësi i ardhmërisë së shtetit.
Integrimi i vendit në BE është mbi të gjitha ardhmëria jonë e përbashkët.
Marrëveshja paqësore e Ohrit është ajo që ndaloj tragjedi dhe i hapi rrugë dialogut e paqes dhe ne nuk pendohemi që e pranuam, e nënshkruam, pavarësisht që ishte një kompromis dhe kompromis nuk ka që i knaq palët, por garantë të kësaj Marrëveshje janë BE-ja, SHBA-të.
Të rrezikosh këtë Marrëveshje do të thotë kthim pas.
Politikanët vendor, përfaqësues të bashkëqytetarëve tanë, qofshin të VMRO-së po LSDM-së, po aq sa ne duhet të luftojnë dhe të punojnë me qytetarët e vet se ky shtet nuk është shtet i Kushetutës së 89-tës që u ndryshua dhe u hoqën dy komunitete, u hoq komuniteti shqiptar dhe ai turk, dhe Maqedonia u bë shtet njëanëshëm, vetëm i maqedonasve.
Këto praktika as kanë qenë e as s’duhet të jenë të dobishme për paqen, për stabilitetin dhe sigurinë.
Çdo cenim mbi MO-në, është rrezik sepse vendos në lëvizje opsione të padëshiruara për ne, sigurisht as për paqen dhe stabilitetin e rajonit, dhe një gjë të tillë ne nuk e kishim dëshiruar.
Unë kam takuar përfaqësues të VMRO-së, ashtu siç kam kontaktuar edhe punuar edhe me përfaqësues të LSDM-së, si dy subjekte më përgjegjëse të komuniteti maqedonas.
Pas 2017 kam patur një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të VMRO-së, duke filluar nga Mickoski, deputet në Parlament të Maqedonisë, funksionarë politik në rajon.
Atëherë dhe sot kam folur se ka konformizëm, përshtatshmëri të organeve në gjyqësi e drejtësi.
Dhe kam folur hapur me të dyja palët që ishin në konfrontim.
Zgjidhja e vetme që ne të kemi drejtësi e gjyqësi të pavarur, të kemi një shtet ku sundon ligji, që bën ndarje dhe siguron ballans pushtetesh, është që ne të bëjmë një Veting të mirëfilltë.
Nuk e di pse palët po i shmangen Vetingut.
Të bëhet përzgjedhja e gjykatësve, prokurorëve, e drejtuesve në polici nga ata që kanë dhënë prova që zbatojnë ligjin dhe sigurojnë siguri për të gjithë qytetarët.
Por kjo edhe sot nuk ndodh.
Ne nuk tërhiqemi nga kjo kërkese parimore e jona sepse nuk kemi kohë që ne të merremi me akuzat e përditshme se kush është i korruptuar dhe kush është i kriminalizuar.
Ne kemi kërku që të të hapet hetim për çdo funksionar, mbi prejardhjen e pasurisë të çdo funksionari.
Kemi kërkuar që të hapet hetim mbi privatizimin, pasurinë e shoqërisë që u nda sipas përkatësive etnike dhe u përjashtuan shqiptarët dhe komunitetet tjera.
Përse mos ndodhin këto gjëra.
Këto janë gurthemel i ndërtimit dhe besimit të qytetarëve ndaj shtetit.
Drejtësi selektive po ushtrohet gjithandej.
Unë nuk i takoj dikasterit të ankimuesit.
As të një njeriu të dëshpëruar.
Por ama të përdorësh drejtësi selektive për të përmbushur një Platformë jo të drejtë “Sërish Maqedonia e jona”, “Sërish Maqedonia e maqedonasve”, kjo sa është e padrejtë, po aq është edhe e rrezikshme sepse veçmë dukshëm edhe në sistemin e drejtësisë po përdoret drejtësi selektive.
Diku kudrot shqiptare mbivotohen, diku nënçmohen, diku poshtërohen.
Kjo nuk është e mirë, kjo shkakton revoltë në përmasa të gjëra te shqiptarët dhe te komunitetet tjera më të vogla, si te turqit, boshnjakët, romët, vllehët, serbët.
Marrëdhëniet ndëretnike nuk janë vetëm një vullnet, po duhet patur dëshirë, duhet patur bindje që vërtetë janë të domosdoshme.
Të respektosh komunitetin më të madh i bën dobi vendit.
Ka shqiptarë që kanë pranuar të bashkëdrejtojnë me VMRO-në për një mandat.
Është e drejtë e tyre, por a kanë vepruar drejtësisht, unë them që JO, dhe këtë JO e kam vërtetuar nëpër shumë takime që kam patur si në vend, ashtu edhe jashtë vendin, ne Europë e Kroaci.
Prandaj është koha, është momenti, edhe ata janë njerëzit tanë, që ata të reflektojnë.
Unë i kuptoj ambiciet personale të tyre dhe ato grupore.
Por ama për të kënaqur ambiciet personale dhe grupore, të shkaktosh dëm komunitetit, kjo është e paarsyeshme, sepse ligji për gjuhët dhe gjuhën shqipe nuk është ligj as i Bashkimit Demokratik për Integrim, as nuk është gjuhë që e përdor vetëm Bashkimi Demokratik për integrim, është ligj që shqipen e ka bërë sepse është zyrtare dhe nuk ka ardh si dhuratë nga sistemet e së kaluarës dhe sistemet që aktualisht, akoma janë në veprim e politikë.
Ne e kemi fituar me djersë e gjak.
Të thirrësh ekspertë, të thirrësh komisionin e Venecias, të thirrësh kryetarë partishë politike, për të dhënë mendim e vlerësim për Marrëveshjen e Ohrit, kjo është e papranueshme dhe tepër e rrezikshme sepse po konteston një dokument të arritur me plotë sakrificë por edhe të garantuar nga BE, SHBA dhe NATO.
Pikë e presje, këtij dokumenti nuk i ndryshohet.
Se po e them në mënyrë simbolike, për ta ndryshuar këtë dokument duhet ta rikthejmë në jetë Pardju-në, ndjesë pastë, duhet ta rikthejmë në jetë Leotarin, ndjesë pastë, por ata nuk janë më.
Amerika është gjallë, Europa është gjallë, dhe këta dy kanë qenë përfaqësues legal e legjitim të Europës dhe të Amerikës.
Ushtria Çlirimtare Kombëtare është gjallë dhe ka pranuar me vetëdije, ka pranuar e bindur që është zgjidhja më e mirë, pavarësisht që është kompromis.
Prandaj, i ftoj njerëzit tanë, vëllezërit tanë të bashkuar rreth VLEN-it të reflektojnë dhe ta mbrojmë kauzën sepse është kauzë në respektim e nderim të gjeneratave e gjeneratave që lindin pas nesh.
Dhe jo, nuk dua t’i shoh, pavarësisht që i kam kundërshtarë politik ata dhe të gjithë ata që i kanë votuar, dhe në radhë të parë dua të bëj një thirrje si një njeri që e do lirinë për të cilën ka luftu, që e do dinjitetin dhe krenarinë e kombit të vet, të gjithë ata votues le t’i ndihmojnë, le t’i inkurajojnë përaqësuesit dhe drejtuesit që janë në VLEN që të kthehen në rrugë të dinjtetit dhe të mbrojmë të gjithë bashkë krenarinë, sepse MO nuk është Marrëveshje që duhet ta mbrojë vetëm BDI-ja, vetëm Fronti për Europë, por është vlerë që duhet mbrojtur nga të gjithë edhe nga VMRO, edhe nga LSDM, bashkë koalicionet e tyre, aq më shumë nga të gjithë ata që janë bashkuar rreth VLEN-it, ne nuk duam përplasje, por ama nuk mund të heshtim pa e thënë të vërtetën, VMRO-ja ka traditë sepse kanë trashëgimi nga e kaluara, për të rekrutuar hyzmeqarë e argat, nuk kanë bërë mirë sepse shtetet të cilat kanë bërë përzgjedhje të argatëve nuk kanë përparuar, nuk janë begatuar, përkundrazi kanë përjetuar kriza nga më të ndryshmet.
Prandaj vendit i bëhet mirë, që të menaxhohet mirë e mirë me komunitetet, me vullnetin e shprehur të komuniteteve, sepse kështu i shërbejmë paqes, demokracisë, sigurisë, ardhmërisë, duke i respektuar siç thash më lartë, të bëjmë një veting të mirëfilltë, të sundojë ligji, të gjithë të barabartë para ligji, jo në mënyrë selektive të trajtohen qytetarët, jo në mënyrë selektive të trajtohen funksionarët në të gjitha fushat, fillo nga ajo e drejtësisë, përfundo tek arsimit, shëndetësia e kultura.
Ne nuk pranojmë që të jemi qiraxhinj, kjo është motoja jonë: S’jemi qiraxhinj në shtëpinë tonë.
Prandaj u takon palëve që të mendojnë për ardhmërinë e vendit, për organizimin e shtetit, sa më parë shteti ynë duhet të jetë anëtare në BE, sa më parë të kemi të relaksuara raportet dhe marrëdhëniet me të gjitha shtetet fqinje, zero problem me fqinjët, sa më parë që e kuptojnë bashkëqytetarët tanë se ky shtet është edhe i shqiptarëve edhe i turqve edhe i boshnjakëve edhe i romëve edhe i të tjerëve, aq ma mirë do jetë për bashkëqytetarët tanë dhe bashkë t’i rregullojmë e t’i zgjidhim edhe ato probleme që akoma nuk kanë gjet zgjidhje e drejtim, bashkërisht të gjejmë zgjidhjen më të mirë.
Ne përkrah bashkëqytetarëve tanë maqedonas kemi qëndruar, do të qëndrojmë edhe në ardhmen, por ama nuk pranojmë të nënshtruar e poshtëruar, ata të jenë agallarë e ne hyzmeqarë, këtë le ta harrojnë.
Të nderuar vëllezër e motra,
Ne i kemi përcjell fushatat, sidomos të VMRO-së.
Pavarësisht që kemi pasur vërejtje parimore, por megjithatë kemi thënë kjo stuhi edhe kalon.
Sepse po bëhet vetëm e vetëm për fushatë.
Duhet ta dinë të gjithë politikanë e parti politike në vend, BDI është partia politike më e organizuar, më e etabluar, me mbi 32 mijë anëtarë, dhe të gjithë janë të bindur që e drejta do të fitojë.
Edhe unë jam i bindur që palet do reflektojnë, por për fund kam një porosi për të gjithë partitë politike që vjellin vrerë, bëjnë akuza në emër të spastrimeve gjoja se nga korrupsioni, le të jenë të kujdesshëm, përderisa nuk kemi një veting të mirëfilltë, përderisa ka një gjyqësi selektive, jo ushtruese e funksionit dhe detyrës sipas kodeve që përfaqësojnë, por i shohin gjërat ndryshe, mbi baza se nga cila etni vjen.
Unë ju them të gjitha partive politike, pavarësisht atyre stuhive që i bëjnë, ato janë stuhi lokale.
Bashkimi Demokratik për Integrim është uragan që e ka forcën e dhjetë bombave atomike, prandaj kujdes sepse ne nuk duam as konflikt, ne nuk duam dhe as e rrezikojmë stabilitetin, ne duam drejtësi, ne duam vendi të jetë anëtar në BE, ne duam të sundojë ligji, ne duam të jemi në partneritet strategjik me SHBA, ne duam të jemi kontribues në NATO, ne duam të jemi kontribuues në paqe dhe stabilitet, jo vetëm vendit tonë, por tërë Europës dhe planetit aty ku ka hapësirë organizata politike-ushtarake më e madhe, NATO, sepse edhe ne jemi aty.
Prandaj, çdo nënçmim, çdo poshtërim e përfaqësues legale dhe legjitime të shqiptarëve në Maqedoni, e them se shkenca e ka vërtetu, uragani e ka forcën e dhjetë bombave atomike.
Ne nuk kemi dashur të demonstrojmë me rastin e vendosjes përpara Gjykatës Kushtetuese se sa jemi numerikisht.
Ajo ka qenë një protestë tepër e kontrolluar, por edhe tepër të sigurt kemi qenë që atë ditë, më 11 dhjetor Gjykata Kushtetuese ka vendos që ta ndryshojë ligjin e gjuhës.
Çdo tentativë për ta ndryshu ligjin e gjuhës do has në rezistencë të paparë të shqiptarëve.
Falemnderit shumë!
Ali Ahmeti,
Shkup, 23.12.2024!