Ali Ahmeti flet me liderët politikë shqiptarë të Maqedonisë: Bashkë jemi më të fortë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni, ku partia e tij ka dalë fituese nga kampi shqiptar, ka bërë me dije se ka biseduar nëpërmjet telefonit me Menduh Thaçin dhe Bilall Kasamin.
Ahmeti, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen, ka thënë se shqiptarët do të jenë më të fortë nëse do të bëhen bashkë, raporton “Epoka e re”.
“Të nderuar miq, ju faleminderit për mbështetjen tuaj të madhe dhe për zhvillimin e një procesi shembullor zgjedhor gjer në këto çaste. Sot pranova mijëra urata nga të gjitha trojet tona për të cilat jam shumë mirënjohës. Gjithashtu, sot realizova biseda telefonike me kryetarin e PDSh-së, z. Menduh Thaçi, dhe kryetarin e Lëvizjes Besa, z. Bilall Kasami, ndërsa do të realizojë biseda edhe me kryetarët e partive të tjera shqiptare, z. Gashi, z. Sela dhe z. Memedi për ta vlerësuar bashkërisht rezultatin zgjedhor dhe për të këmbyer mendime. Bashkë jemi më të fortë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)
https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/photos/a.559003320802873/3105178036185376/?type=3&theater