Ali Ahmeti: Grubi është i përgjegjshëm, sigurisht do të tërhiqet vet nga partia
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, është deklaruar pasi që Artan Grubi, zyrtar i lartë i kësaj partie është futur në listën e zezë të ShBA-së.
Ai thënë se ‘‘Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm’’, dhe se i njëjti ‘‘sigurisht që do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë’’.
‘‘Unë mendoj që z. Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm, nuk ka nevojë ta largojë partia, z. Grubi sigurisht që do të tërhiqet vetë nga të gjitha funksionet e partisë. Nuk i kontestojmë vendimet e Departamentit të shtetit, z. Grubi e ka të drejtën e animimit, të bëjë procesin në drejtim të fakteve, sepse kjo e drejtë i njihet z. Grubit në vendimin e Departamentit të Shtetit dhe z. Grubi nuk do as të dëmtojë subjektin e vet, familjen e vet, BDI-në, deri në momentin që ky proces të ketë epilog”, ka thënë Ahmeti./tv21.tv