Ali Ahmeti i trishtuar nga aksidenti tragjik në autostradën Tetovë – Shkup
13 shkurt 2019
| 19:25
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, në aksidentin tragjik që ndodhi në autostradën Tetovë – Shkup, ku humbën jetën 8 persona.
“Ndajmë dhimbjen me familjarët, do të jemi pranë tyre si dhe të lënduarve duke vijuar me mobilizimin maksimal të zjarrfikësve, policëve dhe mjekëve për t’iu dal në ndihmë të gjithëve”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.