ALI AHMETI INAUGURON SHTATOREN E HEROIT TË KOMBIT TAHIR SINANI

05 maj 2024 | 20:30

Ismet Sylejmani

Në Tropojë i bashkoi Heroi i Kombit Tahir Sinani, i shkrirë në bronz dhe realizimi i betimit të Ali Ahmetit “Qytetarit të Nderit” të Tropojës, i cili më 5 Dhjetor 2023, në Qytetin Bajram Curr, deklaroi se do ta sjell në përmendore, dhe më 5 Maj 2024, u bë realitet zotimi i Tij!

Heroi i Kombit, Komandant Tahir Sinani dhe nderi i Tropojës së Tij, Komandanti e Udhëheqësi i madh i popullit, Atdheut dhe Kombit Ali Ahmeti, ishin epiqendra e lokacionit të planetit shqiptar!

I dashuri dhe shumë i shtrenjti biri i Atdhut dhe besniku i Kombit shqiptar, Tahir Sinani, përgjithmonë do të qëndrojë karshi hijerëndit, patriotit me nam të Atdheut, Plakut të Maleve Bajram Curri!

Në ditën kur i tërë Kombi ynë nderon dhe përkulet me respektin më të madh ndaj të gjithë të rënëve, atyre që i kanë dalur zot truallit shqiptar, Tahir Sinani, tropojani legjendar, me vendim e betim historik të Udhëheqësit të popullit shqiptar e të Kryekomandantit të Tij, Ali Ahmetit, u vendos i derdhur në bronz përgjithmonë në Qytetin Bajram Curri!

Në vendlindjen e Komandant Tahir Sinanit, për të inauguruar në shtratin e përjetshëm të pavdekshëm, i kishin ardhur qindra dhe mijëra bashkëluftëtar të tri ushtrive çlirimtare, UÇK, UÇPMB dhe UÇK!

Para statujës së Tij gjigante ishin rreshtuar një numër i të mëdhenjëve të kombit!

Rrinin ballëlartë para Tij, ushtarët dhe komandantët e brigadave dhe batalioneve të ushtrive çlirimtare shqiptare!

Nderonte përballë shtatit të Tij të derdhur në bronz themeluesi i UÇK-së e Kryekomandanti i Tij i lavdishëm Ali Ahmeti dhe Kryeministri i Parë Shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Komandat Brigade i UÇK-së Talat Xhaferi!
Gjaku i Tahir Sinanit i derdhur në Maqedoni të Veriut do të mbetet i shenjtë përgjithmonë!
Aty ku e ka derdhur gjakun, do të valojë i lirë flamuri kombëtar dhe nderimi për Heroin e Kombit kurrë nuk do të shterrojë!

Ka lindur në Shqipëri dhe ka fituar pavdekësinë në Maqedoni të Veriut, Ai është dhe mbetet simboli i madh i luftës për liri, të drejta e barazi!

Ali Ahmeti me shokë dhe bashkëluftëtar, me projekte dhe plane afatgjata kombëtare, Heroin e Kombit Tahir Sinanin, do ta përjetësojë kudo në tokën shqiptare në Maqedoni të Veriut!

Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit Tahir Sinani!

Prishtinë,5 Maj 2024

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova ditë më parë arriti një moment historik duke marrë…