Ali Ahmeti: Kemi fituar 12 mandate, presim të 13-in

16 korrik 2020 | 00:06

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në konferencën për media ka thënë se partia që drejton është fituese absolute e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

“Me këtë fitore të BDI-së kanë fituar gjithë shqiptarët dhe se nuk ka humbur askush. Do jemi dalzotës të vërtet të të gjithë shqiptarëve, ashtu siç kemi qenë për 18 vite me radhë”, tha Ahmeti në paraqitjen e tij të parë, pas përfundimit të procesit të sotëm zgjedhor.

“Falënderoj votuesit që në këto rrethana paksa të vështira iu përgjigjen thirrjes për dalje në zgjedhje. Në këto rrethana të rënduara ne vërtet në rend të parë e kemi pas shëndetin, por kjo duhej ndodhur sepse shteti pa institucione nuk mund të funksionoj. Andaj një mirënjohje të thellë sepse kjo është një sakrificë që kanë bërë njerëzit”, ka deklaruar Ahmeti, kryetar i BDI-së, duke nënvizuar atë që BDI-ja nuk do të punoj vetëm për votuesit e saj por për të gjithë shqiptarët.

“Jemi fitues absolut në të gjitha zonat zgjedhore. Në zonën zgjedhore numër 1, fitues BDI-ja. Në zonën numër 2 fitues BDI-ja, në njësinë zgjedhore 5 fitues BDI-ja dhe në njësinë e 6 zgjedhore fituese BDI-ja. Kemi siguruar mbi 100 mijë vota”, ka thënë Ahmeti, duke shtuar se BDI-ja ka fituar 12 deputetë dhe sipas tij, është në garë për të fituar edhe mandatin e 13.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi i Sarrit vijon që të shmangë defektet e zakonshme…