Ali Ahmeti: Kosova është emocioni im i veçantë, pjesë e imja e pandarë
17 shkurt 2021
| 16:31
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Ali Ahmeti, me rastin e 13-vjetorit të pavarësisë, ka thënë se Kosova është pjesë e pandarë e tij.
Me këtë rast, Ahmeti ka uruar të gjithë qytetarët për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës.
“Kosova është emocioni im i veçantë, pjesë e imja e pandarë. Gëzuar miq, bashkë qofshim përgjithmonë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.