ALI AHMETI KRYESON DELEGACIONIN E MADH NGA MAQEDONIA E VERIUT NË KOSOVË

02 shtator 2023 | 12:27

Ismet Sylejmani

Në ballë të një delegacioni të madh nga Meaqedonia e Veriut, vjen në Kosovë shqiptari legjendë Ali Ahmeti!
E viziton Kosovën në Gjakovë, me një delegacion personalitetesh të mëdha të Shtetit e të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Ai që për Kosovën ka dhënë gjithëçka!

Vjen në Kosovë sot biri i madh i Kombit, Udhëheqësi i popullit shqiptar, njëri prej drejtuesve të lavdishëm të LPK-së, njëri prej themeluesve të tri ushtrive çlirimtare, të Kosovës, të Maqedonisë së Veriut dhe të Luginës së Preshevës!

Është nderim i madh për Kosovën sot, kur në krye të kolones brenda së cilës është Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, Zv. Kryeministri i Parë i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut Artan Grubi, Ministri i Puneve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut Bujar Osmani, Ministri i Financave në Qeverislnë e Maqedonisë së Veriut Fatmir Besimi, Ministri i Ekonomise në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Kreshnik Bekteshi, Ministri i Arsimit në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut Jeton Shaqiri dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të BDI-së Arbër Ademi!

Kurdoherë e gjithmonë, mirësevjen në Atdheun Tënd, Ti Ali Ahmeti, shqiptari liridashës, besniku i qindra dhe mijëra Heronjeve dhe Dëshmorëve të Kombit, shokëve, bashkëveprintarëve e bashkëluftëtarëve në politikën ilegale atdhetare e në luftën çlirimtare!

Garda e nderit dhe rreshti i shenjtë e i shtrenjtë, qëndron gaditu për Ty, lindja më e madhe e Nënës shqiptare, që e ke vënë jetën dhe veprën Tënde në shërbim të popullit, Atdheut dhe Kombit!

Prishtinë, 2 Shtator 2023!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Dikush mund të pyesë se ç’e lidh…