Ali Ahmeti kujton demonstratat e ’81-s: 38 vjet nga fillimi i rrënimit të ish-Jugosllavisë
11 mars 2019
| 22:32
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka kujtuar demonstratat e vitit 1981.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se përpjekjet
e pranverës së ‘81 ndërtuan besimin e palëkundur të gjeneratave të tëra ndër dekada që akoma e mbajnë frymën gjallë.
“38 vjet nga fillimi i rrënimit të ish Jugosllavisë dhe vijimi i përpjekjeve për liri, barazi dhe demokraci që kulminuan me luftërat çlirimtare.
Pavarësisht goditjeve, vrasjeve, burgosjeve ndër vite, nuk arritën dot ta ndërpresin vazhdimësinë e ketyre përpjekjeve deri ne çlirim.
Këto përpjekje të pranverës së ‘81 ndërtuan besimin e palëkundur të gjeneratave të tëra ndër dekada që akoma e mbajnë frymën gjallë”, ka shkruar Ahmeti.