Ali Ahmeti: Kur e nisëm rrugëtimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës shumë pak besuan
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti me rastin e 21-vjetorit të çlirimit të Kosovës ka thënë se kur e nisën rrugëtimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës shumë pak besuan.
“Sot shënojmë ngadhnjimin tonë të përbashkët me NATO-n që solli paqe dhe liri në Kosovë.
Po ashtu dyshuan edhe në vitin 2001, por ja ku jemi sot, me gjuhë e flamur, me komuna e tre universitete, me ministra e kryetar parlamenti, me kryetarë gjykatash e të prokurorive, të federatave sportive e kulturore, me emër dhe kushtetutë të ndryshuar, anëtar të NATO-s dhe negociojmë me BE-në”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Megjithatë, akoma ka punë për të bërë dhe maja për ti ngjitur, por tash, me votë, me laps, me zgjedhje dhe me vullnet të palëkundur. Si atëherë dhe sot, ka skeptik, por ne mund t’ia dalim sepse e kemi dëshmuar atë. Të bashkohemi dhe nuk na del gjë përpara. Të bashkuar jemi vendimtar!”, ka shkruar Ahmeti.
(M.Q / Epoka e re)