ALI AHMETI MBAN FJALIM HISTORIK NË DUKAGJIN
Ismet Sylejmani
Vazhdon me fjalime historike e me paraqitje fantastike Udhëhëleqësi i popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut Ali Ahmeti!
Në 26 vjetorin e fillimit të luftës frontale të UÇK-së e të familjes Haradinaj në Dukagjin dhe Bombardimit të NATO-s mbi Serbinë pushtuese, Udhëheqësi i popullit, Atdheut e Kombit, në Gllogjanin historik e legjendar, mbajti një fjalim historik dhe ngriti peshë zemrat e të pranishmëve, me fjalë të zgjedhura e me nderime siç din t’i bëjë në të tilla raste vetëm Ai!
Në këtë fjalim dhe paraqitje të radhës që e bëri, në një nga Krahinat më të lavdishme të Atdheut, duhet të theksohet e të vëhet në spikamë, nderimin e madh që ia bëri Nënës heroinë Rukë Haradinaj dhe Nënës së Saj e të UÇK-së, Heroinës së Kombit, legjendares Azë Zekë Brahimaj!
Gjatë fjalimit të Tij bëri porosinë e madhe me kërkesën për mirënjohje ndaj Amerikës dhe NATO-s!
Çdo ftohje, çdo neglizhencë, ndaj aleatëve tanë strategjik e historik të kombit, duhet të ndërpritet, sepse Kosova akoma, ka nevojë, që të marrë përfundimisht fizionominë e një shteti të pranuar ndërkombetarisht, dhe vazhdoi duke kërkuar, “…shembjen e kufinjëve në mes të shqiptrarëve…”, moment të cilin e deklaroi solemnisht i Madhi i Rreshtit të Artë të Liderëve të padiskutueshem të Kombit tonë Ali Ahmeti!
Prishtinë, 24 Mars 2024!