Ali Ahmeti mbërrin në darkën e Edi Ramës. Shoqërohet nga zv/kryeministri Grubi dhe miku i tij i vjetër, Ilir Kulla
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, mbërriti në Tiranë me ftesë të Kryeministrit Edi Rama.
Ahmeti shoqërohet nga zv. Kryeministri Artan Grubi dhe këshilltari i njohur i çështjeve ndërkombëtare dhe njëkohësisht mik i vjetër i Ahmetit, Ilir Kulla.
Gjatë ditës së nesërme, Ali Ahmeti do të zhvillojë takime pune në Tiranë dhe në axhendë është takimi me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj.
Kryeministri Edi Rama ka inicuar mbrëmjen e sotme një takim me përfaqësuesit e të gjitha partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, Afrim Gashi i Alternativës, Menduh Thaçi i PDSH-së dhe Arben Taravari i Aleancës për Shqiptarët do të jenë të pranishëm në takimin me kryeministrin Edi Rama.
Tema që pritet të diskutohet janë zhvillimet politike në Shkup dhe ngërçi me Bullgarinë.
https://youtu.be/Bc9igZm8f_I