ALI AHMETI ME TY PËRGJITHMONË
Ismet Sylejmani
Unë jam me Ali Ahmetin, por jam edhe me të gjithë ata, me të cilët është Ali Ahmeti!
Natyrisht nuk jam me ata, të cilët nuk janë me Ali Ahmetin, përkundrazi jam kundër tyre!
Unë jam me ata të cilët e duan Ali Ahmetin, jam kundër atyre që nuk e duan Ali Ahmetin!
Unë nuk jam me ata të cilët e duan Ali Ahmetin, por nuk i dua ata të cilët i don Ali Ahmeti!
Nuk mund ta duash Ali Ahmetin dhe të mos i duash ata që i don Ali Ahmeti!
Ali Ahmeti,
Është themelues dhe emertues i UÇK-së, UÇPMB-së, UÇK-së dhe BDI-së!
Nuk mund ta duash Ali Ahmetin e të jeshë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që e ka themeluar dhe emertuar Ali Ahmeti!
Nuk mund ta duash Ali Ahmetin e të jeshë kundër UÇPMB-së që e ka themeluar dhe emertuar Ali Ahmeti!
Nuk mund ta duash Ali Ahmetin e të jeshë kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që e ka themeluar dhe emertuar Ali Ahmeti!
Nuk mund ta duash Ali Ahmetin e të jeshë kundër BDI-së që e ka themeluar dhe emertuar Ali Ahmeti!
Është broçkull, të thuash e dua Ali Ahmetin, por nuk e dua atë që e ka themeluar dhe emertuar Ai, atë që e ka krijuar Ai me mund, me djersë e me gjak!
Është broçkull, të thuash e dua Ali Ahmetin, por jo UÇK-në që e ka themeluar dhe emertuar Ai!
Është broçkull, të thuash e dua Ali Ahmetin, por jo UÇPMB-në që e ka themeluar dhe emertuar Ai!
Është super broçkull, të thuash e dua Ali Ahmetin, por jo Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare që e ka themeluar, që e emertuar dhe që e ka komanduar Ai!
Është TOP broçkull, të thuash e dua Ali Ahmetin, por jo BDI-në që e ka themeluar, që e ka emertuar dhe i së cilës është Kryetar Ai!
Nuk ka qenë mundur ta duaje Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare e të mos ia keshë dashur Asaj Kryekomandantin e Shtabit të Përgjithshëm, dhe të mos ia zbatoje ose edhe të ia refuzoje urdhërin Atij!
Nuk është e besueshme të thuash, unë e dua BDI-në më shumë se kryethemeluesi e kryeemërtuesi i sajë Ali Ahmeti, sepse atëherë i bjen se t’i je më katolik se Papa, si i thonë fjalës!
Është broçkull me marifet, të thuash se e dua Ali Ahmetin, por nuk e dua atë që e ka bërë me vetëdije Ai, të cilën edhe kur ia kritikon, herë fshehtas e herë publikisht, Ai atë e mbronë me forcë dhe nuk pendohet!
Është reaksionare, është anakronike dhe për më tepër është antidemokratike, por është edhe antinjerëzore, të thuash, Ai, pra Ali Ahmeti është i mirë vetëm kur të përkdhelë e kur të lavdëron, por jo edhe atëherë kur ta merr, e nuk ta jep atë që nuk të takon, se është e tepërt, nuk të përkdhelë, por të ndëshkon se është e gabuar, dhe të kritikon e nuk të lavdëron se nuk është e merituar!
Unë jam me Ty Ali Ahmeti!
Ali Ahmeti,
Unë jam me Ty, sikur gjatë tërë aktivitetit politiko-patriotik ilegal atdhetar që ishim në Lëvizjen Popullore të Kosovës!
Ali Ahmeti,
Unë jam me Ty, sikur gjatë gjithë luftës së armatosur ushtarake çlirimtare në UÇK në Kosovë, në UÇPMB në Luginë të Preshevës dhe në UÇK në Maqedoninë e Veriut!
Ali Ahmeti,
Unë jam me Ty, sikur gjatë gjithë luftës së armatosur ushtarake çlirimtare në Luginë të Preshevës!
Ali Ahmeti,
Unë jam me Ty, sikur gjatë gjithë luftës së armatosur ushtarake çlirimtare në Maqedoninë e Veriut!
Ali Ahmeti,
Unë kamë qenë dhe do të jem me Ty, në të gjitha betejat që i ke zhvilluar dhe i ke fituar në të gjitha ciklet zgjedhore, prej atëherë kur e ke themeluar BDI-në, sot e gjithmonë, kurdoherë me Ty deri në vdekje!
Ali Ahmeti,
Jam me të gjithë ata që Ti i don, me ata që Ti i mbronë dhe që i përkrahë Ti!
Ali Ahmeti,
Të gjithë ata që nuk janë me Ty e që janë kundër Teje, jo vetëm unë nuk i dua, por jam edhe kundër tyre!
Ali Ahmeti,
Kush nuk është me Ty, ai është edhe kundër Zotit!
Prishtinë, 30 Janar 2025