Ali Ahmeti, Mickoskit të VMRO-s: Nuk je ti që vendos se a shkon në opozitë BDI-ja
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se nuk është Hristjan Mickoski, lideri nacionalist i partisë maqedonase, VMRO-DPMNE, ai që vendos nëse subjekti politik që ai udhëheqë shkon në opozitë apo ajo, derisa i kujtoi atij liderët e tjerë maqedonas që kanë pretenduar një gjë të tillë.
Këto komente, Ahmeti i ka bërë gjatë një tubimi elektoral në Kërçovë, pasi që Mickoski gjatë gjithë fushatës zgjedhore ka goditur BDI-në, duke pretenduar që të njëjtën do ta lë në opozitë, në rast të ardhjes në pushtet.
Nga ana tjetër, lideri nacionalist maqedonas është shprehur i hapur për të bashkëpunuar me partitë opozitare shqiptare, përkatësisht koalicionin “VLEN”,
“A ju kujtohet Zoran Zaevi kur doli para katër vitesh: ‘BDI – opozitë’”, kujtoi Ahmeti. “Kështu thoshte”.
“Del VMRO-ja e Mickoski-t e thotë ‘do t’i marr të tjetër unë dhe BDI-ja do të shkojë në opozitë’. Nuk është Mickoski që vendosë se a shkon në opozitë BDI-ja, janë qytetarët”, theksoi Ahmeti.