Ali Ahmeti mirëpritet nga bashkatdhetarët në Cyrih

24 nëntor 2024 | 10:46

Qindra e mijëra shqiptarë në mënyrë madhështore kanë mirëpritur në Cyrih të Zvicrës, liderin e shqiptarëve Ali Ahmetin.

Ky i fundit tha se pikërisht nga diaspora shqiptare kanë filluar të lëvizin gurët e parë të lirisë, të organizimit të ushtrive çlirimtare, andaj sipas tij, diaspora është pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme.

“U vërejt te secili shqiptar shqetësimi lidhur me situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut, respektivisht për tendencën për mohimin e të drejtave të arritura me gjak e sakrificë e padyshim që rol kyç ka pasur edhe diaspora shqiptare”, ka njoftuar BDI-ja.

Lideri i shqiptarëve, Ali Ahmeti nga qindra e mijëra shqiptarë mori mbështetje që të qëndrojë i palëkundur në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe të drejtave të fituara me shumë mund e sakrificë.

Ali Ahmeti gjithashtu theksoi se nuk lejon as mërgata shqiptare që kjo gjuhë e lashtë e fituar me gjak të preket. “… dhe këtë ua kemi bërë me dije të katër anëve dhe maqedonasve sepse ne jemi solidarizuar kur ua kanë kontestuar origjinën e tyre dhe ne kemi qenë në krah të tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori në Universitetin amerikan, Johns Hopkins, Daniel Serwer thotë se…