ALI AHMETI NDEROHET ME ÇELËSIN E KRYEQYTETIT TË KOSOVËS
Më 17 Dhjetor 2024, Përparim Rama, Kryetari i Kryeqytetit të Kosovës Prishtinës, ka nderuar me Çelësin e Qytetit, Udhëheqësin e popullit, Atdheut dhe Kombit Shqiptar Ali Ahmetin!
Kryetari i Komunës së Prishtinës, në tekstin e dekoratës, ka shkruar me sa vijon:
”… Çelësi i Qytetit,
Bashkëthemelues i UÇK,
Ali Ahmeti,
nga
Përparim Rama,
Kryetar i Kryeqytetit…”!
Nderimi i madh dhe historik i ilegalit të famshëm Ali Ahmetit – Abaz Gjukës, njerit prej themeluesve të Partisë së Luftës së Kosovës, njërit prej Drejtuesit të Lartë të Degës Jashtë Vendit të Lëvizjes Popullore të Kosovës, njerit prej themeluesve dhe emertuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – UÇK, UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare – UÇK-së e Komandantit të Përgjithshëm të Saj, Atij emri, i cili u bë i tmerrshëm dhe i pakapshëm nga UDB-a, Kryetarit aktual të BDI-së, vazhdueses besnike të idealeve politiko-ushtarake çlirimtare – kombëtare!
Ky eveniment i madh që u bë një muaj më vonë pas festimit më 17 Nëntor 2024, të 30-vjetorit të emrimit të UÇK-së, dhe pas festimit më 14 Dhjetor 2024, të 17 vjetorit të krijimit të Ushtrisë së Kosovës, duke ia bashkangjitur Çelësit të Qytetit, të shkrirë në ari, mbishkrimin historik: Bashkëthemelues i UÇK, e bënë përfundimisht të parritshëm dhe të pakapshëm, Liderin historik kombëtar, birin e madh dhe besnik, të pamposhturin Ali Ahmeti!
Çelësi i Kryeqytetit të Kosovës, dekoratë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, është dëshmi se Ali Ahmeti për lirinë, çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, e ka vënë në shërbim të saj, gjithëçka të jetës së Tij!
Çelësi i Kryeqytetit të Kosovës, dekoratë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, është dëshmi se Ali Ahmeti, në jetën e Tij të madhe dhe të jashtëzakonshme, luftën për lirinë, çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës, e ka pasur në rend e në plan të parë, të jetës dhe veprimtarisë politiko-patriotike, ilegale e kombetare!
Çelësi i Kryeqytetit të Kosovës, dekoratë e Kryetarit të Komunës së Prishtinës, është dëshmi, se Ali Ahmeti që nga ngjarjet e vitit 1981, pra, prej atëherë kur shpërtheu llava vullkanike e atij viti të madh, në të cilin roli i Ali Ahmetit ishte vendimtar, kontributi i Tij për Kosovën ka qenë vazhdimisht e gjithnjë në rritje dhe i pa arritshëm nga asnjë tjetër atdhetar e patriot kombëtar!
Më shumë se kujtëdo i shkon thënja: ALI AHMETI UDHËHEQËS I KOSOVËS, KOSOVA ATDHEU I ALI AHMETIT!
Prishtinë, 17 Dhjetor 2024!