ALI AHMETI NDERON KADRI ZEKEN NË INAUGURIMIN E SHATORES SË TIJ NË GJILAN
18 janar 2024
| 20:12
Ismet Sylejmani
Më 17 Janar 2024 në inaugurimin solemn të Shtatores se Heroit të Kombit në Gjilan, me pjesmarrjen, fjalimin dhe shpalosjen e permendores së Heroit të Kombit Kadri Zeka, morri pjesë edhe Udhëheqësi i popullit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, njëri nga ish-drejtuesit e lartë të LPK-së, themelues i UÇK-së, UÇPMB-së e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, ish- Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së, aktualisht Kryetar i BDI-se dhe Deputet i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, i nderuari Ali Ahmeti!
Udhëheqësi i madh i kombit shqiptar Ali Ahmeti, mbajti një fjalim historik në Gjilan!
Në fjalimin e Tij pranë Shtatores së Heroit të Kombit Kadri Zeka, në mes tjerash bëri publike një të vertetë të madhe, ku vuri në spikamë faktin se mbi bazën e të dhënave të dosjeve të fshehta të ish-Jugosllavisë, të siguruara nga sigurimi i Kroacisë, pellgu i Gjilanit dhe Kmenicës është pjesa me kontributin më të madh të organizimit dhe ndikimit enorm në veprimtarinë politike ilegale kombëtare!
Në vazhdim degjojeni fjalimin historik të shqiptarit të madh dhe birit të shquar të kombit tonë, të mbajtur në Gjilan, ditën kur Heroi i Kombit Kadri Zeka u inaugurua ne Shtatore bronzi!
Prishtinë, 18 Janar 2024!