Ali Ahmeti: Ndërtimi i korridorit 8 punë e madhe dhe tepër e rëndësishme

15 korrik 2021 | 19:09

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përshëndetur miratimin e Ligjit për ndërtimin e Korridorit 8 nga kompania amerikane Bechtel Enka nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Ahmetit me ndërtimin e korridorit 8 dhe korridorit 10-D po bëhet një punë shumë e madhe, fort e mirë dhe tepër e rëndësishme, ajo do të lidhë Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Trebeshinën, Strugën e Qafë Thanën.

“Edhe një punë shumë e madhe, fort e mirë dhe tepër e rëndësishme po bëhet.

U miratua edhe ligji për Korridorin 8, mbarësi!”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kritikuar Qeverinë…