Ali Ahmeti nesër intervistohet nga Gjykata Speciale
01 shtator 2020
| 15:42
Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, nesër (e mërkurë) do të intervistohet nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Osmani ka thënë se Ahmeti është ftuar nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit.