ALI AHMETI NGA NJË LULE TE ÇDO VARR I HERONJËVE DHE DËSHMORËVE TË KOMBIT NË KOSOVË
Ismet Sylejmani
Në përvjetorin e 25-të të rënies heroike të Heroit të Kombit Fehmi Lladrovci e bashkëshortes së Tij, Heroinë Xheva Krasniqi-Lladrovci dhe bashluftëtarëve të tyre, Dëshmorëve të Kombit Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka, një pjesë ceremonisë së nderimit dhe homazheve u zhvillua edhe pranë varreve të tyre në fshatin Shkabaj (ish-Gllanasellë) të Drenasit!
E veçanta e këtij nderimi në këtë jubile, ështe se Ish- Drejtuesi i lartë i LPK-së, ish – themeluesi i tri Ushtrive Çlirimtare, ish – Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Kryatari i Bashkimit Demokratik për Integrim e Udhëheqësi i madh i popullit shqiptar Ali Ahmeti, bëri një nderim të pashembullt dhe të paparë deri më tani në panteonet kombëtare në Kosovë, ku pushojnë Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit!
Mbi çdo gurë të varrit, të koka e secilit luftëtarë lirie, te të gjithë Heronjët dhe Dëshmorët e pavdekshëm të Popullit, Atdheut e Kombit, në shenjë nderimi, respekti e përuljeje të thellë, Kryegjenerali i UÇK-së Ali Ahmeti vendosi nga një lulëkuqe, nga një karajfil të kuq, nga nje lule gjaku në emër të popullit shqiptar në përgjithësi dhe nga Maqedonia e Veriut në veçanti!
Ky gjest e ky veprim, dëshmoi për një nderim të paparë e të pashambullt të bërë ndonjëherë deri më tani, nga një personalitet i lartë kombëtar e politik, siç është Ali Ahmeti, aty ku pushon Nderi i Kombit në Kosovë!
Biri i shquar dhe Udhëheqësi i madh i Kombit tonë Ali Ahmeti, me shembullin e tij që e dha, duhet të ndiqet e të pasohet nga të gjithë drejtuesit e lartë kombëtar, politik e shtetërorë në Kosovë e më gjerë!
Prishtinë, 23 Shtator 2023!