ALI AHMETI NGA STUBLLA: AMERIKA ALEATI YNË I MADH

21 shtator 2024 | 20:17

 

Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar Ali Ahmeti, mbajti një fjalim të madh dhe historik në Stubllën e Shkollës së Parë të Gjuhës Shqipe dhe të Mësuesit të Kombit, Dom Mikel Tarabulluzi!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar Ali Ahmeti, rikujtoi thënien e famshme të Fishtes, se vërtetë ne kemi pasur Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar Ali Ahmeti, deklaroi fuqishëm, se edhe në luftën per liri, UÇK-ën e kishim bashkë!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar Ali Ahmeti, nderoi me pietet figurën e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar Ali Ahmeti, nga Stublla thërret për pajtim!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar Ali Ahmeti, nga Stublla godet ariun polar, Kremlinin dhe Putinin!
Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar Ali Ahmeti, nderoi si përherë, gjithmonë e kudo, SHBA-në, aleatin e madh të Kombit shqiptar!
Në Stubell, do të mbahet mend përgjithmonë, paraqitja fantastike e Drejtuesit te lartë të LPK-së, Themeluesit të tri Ushtrive Çlirimtare, Kryekomandantit të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Kryetarit të BDI-së e Liderit të Frontit Europian, Ali Ahmeti!

Më poshtë, mund ta lexoni të plotë, fjalimin historik të Udhëheqësi i popullit, Atdheut dhe kombit shqiptar AlinAhmeti, mbajtur në Stubell, të Komunës së Vitisë e të malsisë së Shkupit!

Të nderuar vellezer e motra,
I dashur Ramush, Lumir,
Të nderuar organizator, të kësaj akademie përkujtimore,
E nderuara familja Rugova,
Dodë Gjergji,
Dom Lush Gjergji!

Jemi në një vend simbolik, që domosdo, mund ta them zëshëm, që vij nga Shkupi i Pjetër Bogdanit dhe Manastiri i Gjergj Fishtes!
Nga Manastiri i Gjergj Fishtes, të cilit me aq përkushtim, e respektuan besimet, para lufte e gjatë lufte këtu, në Kosovë, që ishte postulat i Gjergj Fishtes: bajram e pashkë i kemi të ndarë, por Shqipërinë e kemi bashkë!

Dhe besimtarët këtu, si ata të krishterë e musliman, bajram e pashkë i kishin të ndarë, por UÇK-në, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Kosovën i kishin bashkë!
Sigurisht kjo është një ngjarje, që edhe përkujtohet Presidenti Ibrahim Rugova, ashtu siç tha Ramushi, para lufte nuk e kisha njohur, e njoha pas lufte dhe gjatë luftës në Republikën e Maqedonisë se atëhershme e të Veriut të sotëm!
Unë kam punuar mjaft me dr. Ibrahim Rugoven, po do veçoja vetëm një, derisa kjo Akademi, me rastin e 80 vjetorit të ditëlindjes së Tij i përkushtohet!

Me 2004, Kryeminister ishte Ramush Haradinaj!
Legalizoheshte Universiteti i Tetovës!
Fakulteti i Mjeksisë nuk kishte kushte, dhe u dakorduam me politiken e shtetit, që studentet të cilët kishin studijuar nga 5 vite, kishin investuar prinderit, edhe këta, të bëhet marrveshje me Prishtinen dhe me Shkupin, që studentët të vazhdojnë studimet këndej!
Shkoj te Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj!
Kamë ardhur, kështu, kështu e kam hallin, tha unë të kuptoj, por kjo punë pa plakun nuk bëhet!
Thash, kush është plaku, tha është Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova!
Atëherë Abdilaqim Ademi, që më shoqëronte, bënë telefonatë në kabinet të Presidentit, përgjigjja ishte, nuk është ketu!
Mirëpo kabineti i tregon që Ali Ahmeti kërkon të takohet!
Thotë, si i keni thënë?
Po s’je këtu!
Ku është e ku s’është Ali Ahmeti, të ma bini këtu!
Shkoj në takim, ishte detektuar me smundje të rëndë, por, pa e pirë nga një duhan me Ali Ahmetin, s’bën!
I tregoj hallin, dhe i pyeti dy këshilltarët, Skender Hysenin dhe Muhamet Hamitin, tha çka jau maerr mendja për këte punë, te dytë ata analizonin si këshilltar, thanë kjo pune nuk bëhet!
Ore tha, vëllau ndihmohet kur ka hall!
A dalim në konferencë shtypi, dalim, po me veten time thashë që, s’i me dalë e s’i do kthehem në Tetovë, ku studentët ishin në grevë urie dhe dikush mund të përfundonte në mënyrë fatale!
Dh iu drejtu mediumeve, të gjitha kërkesat Ali Ahmeti, që i pati, u dakorduam dhe do të realizohen!
Ky ishte Ibrahim Rugova!

Sado që flas ma shumë, se kam shumë, jo vetëm kujtime, por punë konkrete, që ne na ka ndihmuar, jashte zakonisht shumë!

Të nderuar vëllezër e motra,
Europa është në luftë, po lëvizin trupa, Rusia gjithandej, po bën përpjekje, që këtë fuqi baruti, barut i thatë, që në çdo moment mund të marrë flakë!
Ne na duhet unitet mendimi e veprimi, dhe të qëndrojmë konsekuent, dhe besnik, ndaj të përkushtuarve më të mëdhenj, për lirinë tonë e çlirimin tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që bashkë, ashtu siç bashkëpunuam, të vazhdojmë të bashkëpunojmë, deri në marrjen fund të një epilogu, që Kosova të njihet, botërisht e ndërkombëtarisht!
Sot është koha, jo e politikave emocionale e folkloriste, por të jemi racional, sepse, koha është goxha e tensionuar!
Rusia kërkon, që vullkanet e heshtura, t’i vërë në funksion!
Duke filluar, që nga Bosna, Mali i Zi, Kosova e Maqedonia e Veriut!
Problemet duhet të marrin drejtim e zgjidhje!
Për të patur zgjidhje, duhet guxim e burrështetësi, sepse paqa nuk ndertohet lehtë!
Lirinë që e fitiam, duhet jetësuar!
Është vërtetë e vështirë, se Kosova, pëllëmbë e varr, e njerëz akoma të pagjetur ka, por historikisht këtë fat e kanë pas shqiptarët, ku ushtritë barbare, 1913 e me vonë, bënë baterdi e masakra, duke filluar, që nga Llapi, Malësia e mbi Shkodrës, Lumë e Tropojë, Dibër e Librazhd, Strugë, Kërçovë, Tetovë e Shkup, me qindra, e qindra, e qindra të masakruar në varreza masive!
Këtë fat, më herët e ka provuar edhe vet Europa, me qindra, e qindra e mijëra të vrarë, mes shteteve, që sot aderojnë bashkë, në bashkimin Europian!
Prandaj, politikat, politikëberesit, politikëndertuesit, kanë përgjegjësi, se si duhet ndërtuar e ardhmja!
E ardhmja jonë nuk është më në luftëra të reja, sepse kjo do i shkonte për shtat ariut polar, Kremlinit e Putinit!
Pavarësisht dallimeve që kemi, një na bashkon, paqa, stabiliteti, siguria, ardhmëria dhe miqësia e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe antarësimi i vendeve tona, në Bashkimin Europian dhe anëtarësimi në NATO i Kosovës!
Kështu ndërtohet e ardhmja!
Problemi kryesor në Ballkan, është problemi shqiptaro-serb!
Pa pajtim, të dy kombeve më të mëdha, në Ballkanin perendimor, çdo zgjidhje parciale, është e paqendrushme!
A është i lehtë ky proçes, asesi e thash, që pëllembë e varr, është Kosova!
Që pëllëmbë e varre, janë të gjitha tokat shqiptare!
Por duhet bërë zgjidhje, zgjidhje e qëndrueshme, pa u lënë, hasmëri brezave, që vijnë!
Kështu, mendojnë dhe kanë menduar, tradicionalisht, burrat e menqur, të kombit tonë, sepse nuk është e lehtë, me fal gjak!
Po, pa u falë gjaqet, s’niste lufta, pa nisë lufta, s’vinte liria, pa u bërë paqa, s’ndërtohet ardhmëria!
Prandaj këtij proçesi, duhet, t’i hyj, me një angazhim, shumë të fortë, Tirana, Prishtina e Shkupi, të ndërtojmë bashkë, të ardhmen, të ardhme në Bashkim Europian, dhe në miqësi të përhershme me Ameriken!
Faleminderit shumë!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 21 Shtator 2024!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael…