Ali Ahmeti ngushëllon familjen Daci
27 janar 2019
| 11:37
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka ngushëlluar kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci, për vdekjen tragjike të djalit të tij, zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci.
“Ndaj dhimbjen e madhe të familjes së mikut tim Nexhat Daci për humbjen e Arianit. Lajm shumë i trishtë që na le pa frymë. Ngushëllime familjes më të ngushtë dhe miqve, e bashkëndjej me ju këtë humbje të rëndë për ta përballuar”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.