Ali Ahmeti ngushëllon familjen Kraja
14 nëntor 2019
| 10:50
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i ka shprehur ngushëllime kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja, si dhe familjes së tij për vdekjen e regjisores Arzana Krajës.
“I shpreh ngushëllime të sinqerta mikut tim, Mehmet Kraja, si dhe familjes së tij për humbjen e hershme dhe të rëndë të Arzanës. E ndaj dhimbjen me familjarët dhe miqtë e Arzanës. U prehtë në paqë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/