Ali Ahmeti ngushëllon familjen Zhitia

17 maj 2020 | 12:46

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Zhitia dhe miqtë e saj me rastin e vdekjes se Sylë Zhitisë, vëllait të heroit të Kosovës.

“Sylë Zhitia, vëllai i heroit të kombit Afrim Zhitia, veprimtar i çështjes kombëtare, anëtar i LPK-së, përkrahës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shok dhe bashkëmendimtar, sot u nda nga jeta. Ndjej dhimbjen e prindërve, bacës Osman e nanës Qamile, bashkëshortes dhe djemve e nipave, motrës Sadete dhe vëllait Naimit bashkë me të gjithë miqtë e dashamirët e familjes atdhetare Zhitia. Ngushëllime e mia më të sinqerta familjes dhe shoqërisë”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”. (L.G/ Epoka e re)

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/photos/a.559003320802873/2950459111657270/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
37 persona janë shoqëruar në polici në Shqipëri pasi kundërshtuan…