Ali Ahmeti ngushëllon Kadri Veselin për vdekjen e babait të tij
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka ngushëlluar Kadri Veselin për vdekjen e babait të tij.
Ai ka thënë se baca Fazli ka qenë një burrë shembullor, duke edukuar djemtë e tij në frymën e atdhedashurisë.
“I dashur Kadri. Me pikëllim të thellë mësova lajmin për ndarjen nga jeta të baba Fazliut. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe familjes, për të mbledhur forcat e për të përballuar këtë humbje në këto momente mungese. Një burrë shembullor, që ka edukuar fëmijët e tij me dashurinë për atdheun, një motivim që gjithnjë kishte forcë dhe energji për të shtyrë përpara proceset të cilat i kishe nisur. Mungesa jote e bën këtë humbje edhe më të rëndë dhe shpresoj që të kthehesh sa më parë në Kosovë, pranë familjes dhe miqve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.